RTSH 24 Live

Rajon

Vuçiq me O'Brajen dhe Eikhorst: Shpreha shqetësimin për sfidën e serbëve në Kosovë

21/10/2024

Vuçiq me O'Brajen dhe Eikhorst: Shpreha shqetësimin për sfidën e serbëve në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq (Aleksandar Vuçic), ka zhvilluar sot (21 tetor) një takim me Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Xhejms O’Brajen (James O'Brien) dhe Drejtorin Ekzekutiv të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm për Evropën, Anxhelina Eikhorst (Angelina Eichhorst), me të cilët ka shprehur shqetësimin e thellë për sfidat me të cilat ballafaqohet populli serb në Kosovë.

Në takimin mes tyre, forcimi i bashkëpunimit ka qenë një tjetër temë diskutimi.

Po ashtu, një tjetër pikë në të cilën u ndal Vuçiq në fjalën e tij, ka qenë roli i Serbisë në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë.

Një takim i shkëlqyer me James O'Brien dhe Angelina Eichhorst, me fokus situatën politike në rajon, situatën aktuale në Kosovë dhe Metohi dhe forcimin e bashkëpunimit në shumë fusha. Gjithashtu shkëmbyem mendime për rolin e Serbisë në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë”, tha Vuçiq.

/rtsh.al/