Presidentja e Kosovës ndodhet për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po merr pjesë në aktivitete që lidhen me agjendën për gratë, paqen dhe sigurinë, njofton KosovaPress.
Vjosa Osmani ishte pjesë e takimit në Institutin Ndërkombëtar Republikan (IRI), ku u diskutua mbi bashkëpunimin në fushën e sigurisë, partneritetet, gratë, paqen dhe sigurinë, si dhe të ardhmen e Kosovës.
“Falënderuese si gjithnjë për ftesën dhe për diskutimin dinamik”, shkroi Presidentja Osmani në rrjetet sociale.
/ rtsh.al /