Presidenti serb Aleksandar Vucic (lexo Vuçiq) në takimin që zhvilloi me të dërguarin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajcak (lexo Lajçak), shprehu shqetësimin për zhvillimin e ngjarjeve në Kosovë dhe planin e Prishtinës për të pushtuar veriun e krahinës dhe për të dëbuar serbët.
“Jam shumë i shqetësuar për zhvillimin e ngjarjeve në Kosovë dhe planin e Kurtit për të pushtuar me forcë veriun e krahinës dhe për të dëbuar serbët nga vatrat e tyre shekullore. Këtë ia kam përcjellë përfaqësueses speciale të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak”, ka thënë Vuçiq në llogarinë në Instagram.
Ulja e tensioneve , mbajtja e zgjedhjeve në veri të Kosovës, zbatimi i Marrëveshjeve të Dialogut dhe takimit i nivelit të lartë që pritet të mbahet në shtator mes Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, ishin 4 temat kryesore të cilat u diskutuan në takimin Vuçiq-Lajcak.
“Sot në Beograd kam pasur diskutime thelbësore me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç për takimin e radhës të nivelit të lartë në shtator, për përpjekjet për uljen e tensioneve dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, si dhe zbatimin e të gjitha Marrëveshjeve të Dialogut”, ka shkruar Lajçak në rrjetin social “X”.
/rtsh.al/