RTSH 24 Live

Greqi

Greva e së mërkurës në Greqi pritet të paralizojë transportin në Athinë

20/11/2024

Greva e së mërkurës në Greqi pritet të paralizojë transportin në Athinë

Disa nga sindikatat më të mëdha të Greqisë organizojnë të mërkurën një grevë të përgjithshme për rroga më të mira, kontrata kolektive dhe kushte më të mira jetese.

Greva është paralajmëruar nga sindikata për nëpunësit civilë (ADEDY) dhe nga sindikata për sektorin privat (GSEE), të cilat së bashku përfaqësojnë mbi 2 milionë individë. Grevat janë parashikuar të mbahen në qendër të Athinës dhe në qytetet më të mëdha greke.

Federata Panhelenike e Detarëve (PNO) dhe sindikatat që përfaqësojnë arsimtarët e sektorit privat, punëtorët e ndërtimit, personelin e spitaleve publike dhe punonjësit e bankave po ashtu kanë njoftuar pjesëmarrjen e tyre. Federata e Doktorëve në Spitalet Greke tha se po merr pjesë për të tërhequr vëmendjen te mungesat e mëdha me të cilat haset stafi mjekësor, duke nisur nga doktorët deri te sfidat me pacientëve që kërkojnë diagnozat më të thjeshta mjekësore.

Për shkak të ndërprerjes së punës nga punonjësit e këtyre sektorëve, shërbimi i metrosë, tramvajit dhe autobusëve të qytetit njoftuan se nuk do të ketë mjete publike nga fillimi i turnit të parë deri në orën 9 të mëngjesit, si edhe nga ora 9 e mbrëmjes deri në fund të ditës së mërkurë.

Punonjësit e hekurudhës gjithashtu mësohet se i janë bashkuar grevës 24-orëshe.

Gazetarët e organizuan grevën e tyre një ditë më parë, ndërsa pensionistët kanë planifikuar një organizim të ri ditën e premte. /Kathimerini

/rtsh.al/