RTSH 24 Live

Kosovë

Vuçiç: Kam frikë nga destabiliteti, Kurti do që të bëhet si Zelensky

28/05/2023

Vuçiç: Kam frikë nga destabiliteti, Kurti do që të bëhet si Zelensky

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se ai i druhet destablitetit dhe se në Kosovë do të ndodhë diçka që “nuk e kemi parë më pare deri tani”. Ai e cilësoi situatën aktuale në veri të Kosovës si më të vështirën deri më tani.

Kam frikë nga destabiliteti, madje edhe nga konfliktet e mëdha, sepse e di që serbët nuk mund të durojnë më, derisa ky [kryeministri i Kosovës, Albin Kurti] ëndërron të jetë [presidenti i Ukrainës, Volodymyr] Zelensky”, ka deklarura Vuçiç. 

Deklarata e Vuçiçit vjen pasi Policia e Kosovës ndihmoi krerët shqiptarë të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok, të futen në zyrat e tyre komunale, më 26 maj duke u përplasur me protestuesit serbë.

 “Sonte kam marrë lajme nga zyrtarët evropianë se janë të shqetësuar për ngjarjet e mundshme që mund të ndodhin nesër, sepse serbët patjetër do të protestojnë dhe do të kërkojnë kthimin e objekteve të tyre të uzurpuara”, tha Vuçiç për televizionin Pink të Serbisë.

Ndërkaq, ndërkombëtarët dhe NATO dënoi vendimin e qeverisë së Kosovës që kryetarët e komunave të hyjnë me forcë në ndërtesat e komunave dhe iu bënë thirrje autoriteteve që të trregojnë vetëpërmbajtje.

/rtsh.al/