Pritshmëria për rritjen ekonomike sipas Shoqatës gjermane të Industrisë dhe Tregtisë sinjalizon një përmirësim të ngadaltë ndërkohë që si shqetësim kryesor për biznesin mbetet mungesa e fuqisë punëtore.
Gjatë paraqitjes se anketimit vjetor për klimën e biznesin ku morën pjesë vetëm 54 % të anëtarëve të të kësaj shoqate u bë me dije si interesi i sipërmarrjeve gjermane vijon të jetë i lartë.
Ambasadori gjerman, ,Petër Zingraf u shpreh se klima e biznesit duhet të jetë më e mirë e për këtë nevojitet rritje e sigurisë ligjore, konkurrencë të ndershme dhe rregulla transparente.
Si rezultat i këtij anketimi, sipërmarrësit kanë vlerësuar pozitivisht produktivitetin e punonjësve, kostoja e punës, negociatat për anëtarësimin në BE ndërsa si faktorë të vlerësuar negativisht janë transparencë e tendera publik, lufta kundër korrupsionit parashikueshmëria e politikave ekonomike dhe disponueshmëria e fuqisë punëtore.
/RTSH/