RTSH 24 Live

Rajon

Vrau policin serb, ekzekutohet shqiptari nga Kosova, Faton Hajrizi

19/07/2024

Vrau policin serb, ekzekutohet shqiptari nga Kosova, Faton Hajrizi

Ekzekutohet nga policia serbe Faton Hajrizi, autori i vrasjes së policit në afërsi të Lloznicës.

Lajmi u bë me dije nga Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë Ivica Daçiç. “Pjesëtarët e likuiduan vrasësin e një polic në afërsi të Loznicës”, tha ministri.

Sipas mediave serbe, raportohet se gjatë momentit të arrestimit të Hajrizit, ky i fundit ka qëlluar në drejtim të policisë, forcat e së cilës e kanë ekzekutuar autorin e vrasjes së efektivit 34-vjeçar.

Po ashtu, sipas mediave, Hajrizi fshihej në një pikë karburanti afër FC Trbušnica, pra në një kompleks të braktisur të fabrikës.

MPB-ja ka njoftuar më herët se është në kërkim të të dyshuarit Faton Hajrizi. Ky i fundit u arratis nga burgu i Smerkoncisë dy javë më parë,  ndërsa policia e Kosovës nuk kishte informacione për vendosjen e tij.

Një dit më parë u konfirmua se ai u përfshi në një incident me policinë serbe në Lloznicë afër kufirit me Bonjën dhe Hercegovinën, ku sipas policisë serbe, një polic mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos.

/rtsh.al/