RTSH 24 Live

Aktualitet

Vrasja dhe plagosja në Laknas/ Dëshmia e autorit: Ata më ofenduan, gjithçka ndodhi shpejt

01/12/2023

Vrasja dhe plagosja në Laknas/ Dëshmia e autorit: Ata më ofenduan, gjithçka ndodhi shpejt

“Ata të dy më kanë ofenduar”, ka qenë kjo dëshmia e 70-vjeçarit Maliq Markut para togave të zeza, në lidhje me vrasjen e Shefqet Hasës dhe plagosjen e Besim Keçës ditën e djeshme (30 nëntor) në Laknas.

Sipas informacioneve siguruar nga RTSH, mësohet se Marku ka deklaruar se "Gjithçka ndodhi shumë shpejt, ata të dy më kanë ofenduar gjatë ditës së djeshme".

Kujtojmë se një ditë më parë, 70-vjeçari Maliq Marku vrau me armë shtetasin Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe plagosi shtetasin B. K., rreth 50 vjeç.

Shkaku ka qenë për motive të dobëta, bëhet fjalë për një kanalizim të ujërave të zeza. Konflikti ka qenë i çastit, nuk ka pasur konflikte të mëparshme.

/rtsh.al/