RTSH 24 Live

Kronika

Vranë 43 vjeçarin në Greqi, Policia e Korçës prangos pas një viti dy autorët

07/04/2021

Vranë 43 vjeçarin në Greqi, Policia e Korçës prangos pas një viti dy autorët

Uniformat blu të Policisë së Korçës prangosën këtë të mërkurë dy autorët e ekzekutimit të 43-vjeçarit, Spartak Dervishi gjatë vitit të shkuar në Greqi.
Policia lokale tha, se në pranga ranë: Orgel Xhambazi dhe Medi Ganolli, të dënuar më parë për vjedhje, të cilët në Selanik vranë me thikë më 18 maj 2020 43-vjeçar Spartak Dervishin. 
Më herët ishte arrestuar edhe një tjetër bashkëpunëtor i tyre, Romario Tahiri, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një sherri banal me thika, lanë të vdekur 43-vjeçarin, pas një sherri të çastit.