RTSH 24 Live

Politikë

Ka frikë Meta nga burgu? Nesho: Ai nuk është nga ata që ka frikë, por i jep mesazhe drejtësisë

26/04/2024

Ka frikë Meta nga burgu? Nesho: Ai nuk është nga ata që ka frikë, por i jep mesazhe drejtësisë

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Agim Nesho ka deklaruar në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se kreu i kësaj force politike Ilir Meta nuk është një personazh politik i atillë që të ketë frikë nga burgosja dhe se mesazhet në adresë në drejtësisë janë për ata që e drejtojnë sistemin.

Nesho vuri në dukje se Partia e Lirisë ka tezën e saj se drejtësia është e komanduar dhe fijet e saj i luan dikush.

Ai solli në vëmendje se kryeministri Rama i ka bërë thirrje drejtësisë së re që të merret me opozitën dhe liderët e saj.

“Gjatë këtij viti ne kemi përjetuar edhe sulmet e pamoralta që të gjitha institucionet e shtetit shqiptar kanë bërë që është mbledhur Kuvendi dhe kryetarja e saj ka deklaruar me një email që kjo është një gjë shumë e rëndë.

Kemi parë sulmet e hapur të liderit të mazhorancës në çdo konferencë i bënte thirrje që të merrej me opozitën dhe liderët e tyre. Kemi parë një situatë që çdo situatë duke qenë e kapur ishte në funksion të një politike të centralizuar të mazhorancës.

Kjo është beteja e radhës. Nuk është nga ata që ka frikë! Edhe po të shikosh mesazhet që jep nuk është as për drejtësinë as për të tjerët...për ata që e drejtojnë. Ne jemi me tezën që drejtësia është e komanduar dhe fijet e saj i luan dikush apo jo?”, u shpreh Nesho.

/rtsh.al/