RTSH 24 Live

Politikë

PS bojkoton sërish Komisionin hetimor në Shëndetësi, Vokshi: Të largohet Plarent Ndreca

07/05/2024

PS bojkoton sërish Komisionin hetimor në Shëndetësi, Vokshi: Të largohet Plarent Ndreca

Anëtarët e mazhorancës në komisionin e hetimor për koncesionet në Shëndetësi kanë bojkotuar sërish mbledhjen, duke bërë që kryetarja e komisionit Albana Vokshi të dalë në një konferencë për mediat.

Vokshi tha se ky bojkotim nga ana e PS bëhet me qëllim dështimin e komisionit pasi nuk kërkojnë që të hetohen koncesionet e sterilizimit dhe check up.

Pas kërkesës për largimin e Plarent Ndrecës nga punimet e komisionit, Vokshi insistoi që kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla të kthejë përgjigje pasi kërkesa ka dy javë që është dërguar.

Për Vokshin mungesat e anëtarëve të PS në mbledhje nuk ka qenë e justifikuar.

“Pritëm kolegët që të vinin, rreth 30 minuta. Janë në kryesinë e Kuvendit, por nuk kanë ardhur. Është mbledhja e 6 qe bojkotohet nga deputetët e PS-së, pa asnjë arsye legjitime. Duke mos pasur kuorumin e nevojshëm, nuk mund të mblidhet mbledhja. Mazhoranca bën mbledhje ilegale, kërkojmë përgjigje nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla. Kërkuam pavlefshmërinë e mbledhjes të Plarent Ndrecës. Kërkuam anulimin e vendimeve të marra nga mazhoranca. Mazhoranca është e papërgjegjshme ndaj mbledhjeve të Komisioneve Hetimore parlamentare. Deputetët Milva Ekonomi dhe Plarent Ndreca janë në konflikt interesi për këtë komision. Po bojkotohen mbledhjet që të pengohet puna e Komisionit Hetimor”, tha Vokshi.

/rtsh.al/