Historitë dhe vuajtjet gjysëmshekullore në ish-burgun famëkeq të Spaçit në Mirditë në vitet e regjismit komunist në Shqipëri, janë prezantuar përmes një ekspozite të titulluar “Fraktura”.
Autorë të saj janë ish i burgosuri politik Fatos Lubonja dhe artisti Ardian Isufi.
Brenda rrënojave të burgut, janë ekspozuar artefakte, instalacione, kujtime, sende e dokumente.
Por mbi të gjitha tërheqin rrëfimet rreth historisë së një institucioni famëkeq të kthyer në nje vend vuajtjeje esktreme dënimi dhe ku shumë kundërshtarë të regjimit komunist u asgjësuan.
Ekspozita u hap në kuadër të "Ditëve të kujtesës" së krimeve të regjimit komunist në Shqipëri.
Përfaqësues të fondacionit gjerman Konrad Adenaider që mbështesin këtë akvitet, u shprehen se nuk duhet harruar kurrë e kaluara e errët e diktaturës komuniste në Shqipëri dhe kjo e kaluar duhet t’ju përcillet brezave.
Ekspozita “FRAKTURA” sendërton një ndërhyrje artistike alternative – shoqëruar me një diskutim publik – në një vend të rëndësishëm të kujtesës kolektive shqiptare si burgu i sigurisë së lartë i Spaçit, në të cilën vuajtën dhe humbën jetën shumë persona gjatë regjimit komunist.
/ rtsh.al /