RTSH 24 Live

Politikë

"Meta, nr.1 i rrjeteve sociale"- Nesho: Për dy javë ka marrë vëmendjen e opinionit

26/04/2024

"Meta, nr.1 i rrjeteve sociale"- Nesho: Për dy javë ka marrë vëmendjen e opinionit

"Beteja finale e Metës" ishte titulli i emisionit 3D të Alban Dudushi të premten.

Nënkryetari i PL Agim Nesho gjeti një mënyrë origjinale për të vlerësuar situatën e kreut të Partisë së Lirisë. Ai tha se zoti Meta për dy javë ka marrë vemendjen e opinionit duke u bërë numri 1 i rrjeteve sociale.

Drejtuesi  i emisionit  Alban Dudushi e pyeti se cilat ishin arsyet dhe zoti Nesho kujtoi me këtë rast jetëshkrimin politik të zotit Meta.

Ai tha se zoti Meta ka 30 vjet në politikën shqiptare, dy herë kryeministër, zëvendëskryeministër, ministër i jashtëm, ministër i ekonomisë. "Do të thoja që nuk është beteja finale e Ilir Metës" tha zoti Nesho.

Duke spjeguar Konventën e Partisë së Lirisë, nënkryetari i saj  e konsideroi lëvizje brilante lëvizjen e zotit Meta . Nga një parti që nuk ishte shkundur prej një viti brenda dy javësh PL mori vemendjen e opinionit publik, tha ai.

Sipas Neshos shumë personazhe të njohur besojnë tek kreu i PL Ilir Meta. Gjendja në Shqipëri është dëshpëruese, pasi regjimi ka kapur gjithçka, çdo ditë ka skandale dhe njerëzit kërkojnë ndryshim, tha ai.

PL është një parti që i shërben interesave kombetare, dhe jo parti e ekstremit të djathtë siç janë partitë e lirisë në botën perëndimore, që duhet të luaj rol në politikën shqiptare tha zoti Nesho në emisionin 3D të Alban Dudushit.

Ai kujtoi deklaratat e kreut të maxhorancës Rama që ka kërkuar një politikë me dy parti në Shqipëri dhe të shmangej një kingmaker.

Nesho përsëriti e "kjo nuk është beteja finale e Ilir Metës" pasi ai është vetëm 55 vjeç, ndërsa " ka mbajtur për dore liderin e maxhorancës Rama". "Meta do të bëjë një parti që të jetë 20 vjet përpara" tha zoti Nesho. Sipas tij ndaj zotit Meta ka patur sulme të pamoralta nga të gjitha institucionet.

 

/ rtsh.al /