RTSH 24 Live

Politikë

Alibali: Meta po përgatit partinë si një repart ushtarak, nëse përballet me drejtësinë

26/04/2024

Alibali: Meta po përgatit partinë si një repart ushtarak, nëse përballet me drejtësinë

Analisti Neritan Alibali është shprehur në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta po e përgatit forcën e tij politike si një repart ushtarak nëse do të përballet me drejtësinë.

Sipas Alibalit, nëse i referohemi precedentit të Fatos Nano pavarësisht se u burgos nga Berisha fuqia e Partisë Socialiste bënte që ai të qëndronte dhe të rikthehej sërish në politikë.

Për këtë arsye, sipas Alibalit edhe Ilir Meta kërkon të ndjekë një strategji të tillë nëse një ditë do të ketë probleme me drejtësinë.

Ilir Meta është koshient që mund të ndiqet penalisht dhe po e përgatit partinë si një repart ushtarak në momentet të një gjendjeje të jashtëzakonshme për partinë.

Duke marrë parasysh precedentin “Nano” të cilin e mbështeti fuqimisht Partia Socialiste pavarësisht se Fatos Nano u quajt hajdut kur e arrestoi Berisha, fuqia e partisë bëri që Nano të mos diskreditohej dhe të mos dilte jashtë politikës, por përkundrazi të vazhdonte.

Duke përmendur atë që Ilir Meta do të reformojë partinë me të rinj, me entuziastë etj., Ilir Meta duke menduar që mund të vijë një ditë e keqe për të krijon një repart luftarak për të mos thënë ushtarak i cili mund ta mbështesë fuqimisht. E tregoi edhe precedenti “Berisha”. Ndjekja penale nga drejtësia nuk është se të mbyll përfundimisht karrierën politike apo aktivitetin politik, sepse militantët të mbështesin gjithnjë e më tepër dhe shoqëria ndahet në dysh”, u shpreh Alibali.

/rtsh.al/