RTSH 24 Live

Politikë

Rama: Nismë të përbashkët mes 3 pushteteve në luftën ndaj korrupsionit. Kush punon për xhepin përballet me SPAK

07/05/2024

Rama: Nismë të përbashkët mes 3 pushteteve në luftën ndaj korrupsionit. Kush punon për xhepin përballet me SPAK

Kryeministri Edi Rama ka theksuar vijën e kuqe për ministrat, deputetët apo zyrtarët e PS se nëse përfshihen në korrupsion nuk do të ketë mbrojtjen e tij, por do jenë para drejtësisë me avokatin e tyre. 

Duke e konsideruar korrupsion si një institucion që funksion paralel dhe sistem kancerogjen të sundimit të ligjit, Rama tha se do të ketë një nismë të përbashkët për bashkëpunimin e 3 pushteteve në luftën e ndaj këtij fenomeni dhe formimit të vlerave demokratike.

Gjatë mbledhjes me Grupin Parlamentar dhe Kabinetin Qeveritar, Rama u shpreh se do të fuqizohet pushteti legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor në forcimin e ligjit dhe harmonizimin e punës së tyre në mënyrë që të përshpejtojë afrimin e Shqipërisë me BE-në.

“BE nuk çelte kurrë negociatat nëse Shqipëria nuk do të kishte ndryshuar si nata me ditën. Ai dokument që rreshton problemet dhe sfidat që kemi liston edhe të gjitha arritjet e padiskutueshme të Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit. Shqipëria ka hyrë në një fazë të re drejt një shoqëri të hapur me një demokraci funksionale. Lufta ndaj korrupsioni duhet vazhduar kudo dhe përditë duke i bashkuar të tre pushtete në një luftë të përbashkët, një fuqishëm të mëtejshëm të legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit në një harmonizim të domosdoshëm të punës së tyre në funksion te shtetit shqiptarë përballë derës së BE. Çdo aktor politik e institucione duhet të kuptojë luftën jetike ndaj korrupsion dhe reformimin e vendit, përfarimin me BE, nxitjen e teknologjisë dhe inovacionit të gjithë sistemin të qeverisjes të të tjera pushtëve, duhet rritur transparenca dhe llogaridhënia për të forcuar sundimin e ligjit dhe neutralizuar korrupsionin. Na takon ne pjesa më  e madhe e kostove politike që na vjen si nga fatura e të korruptuar brenda anesh si nga blata që hidhet ndaj nesh. Ky është realiteti. Ne jemi vendosur në anën e drejtësisë dhe dispozicion të saj të tërheqjes sonë të plotë nga çdo kontroll politik të saj. Ne jemi partia  e parë në Shqipëri që kemi dorëzuar një armë që të gjithë të tjerët janë mbrojtur nga drejtësia duke vrarë drejtësinë. Ne jemi vet çarmatosur”, tha Rama.

Lidhur me dënimin nga SPAK të disa deputetëve, kryebashkiakëve dhe ministrave të PS nga SPAK,  Rama tha se ”kush lobon për xhepin e tij, PS nuk do të bëjë avokatin e tij”.

Rama tha nuk do të mbajë asnjë “burrë me para të vjedhura në karrige”, ndërsa shtoi se ministrat e deputetët duhet të kuptojnë njëherë e mirë këtë realitet të ri, që “politika dhe drejtësia i kanë punët e ndara”.

“Kush lufton për vendimet tona të përbashkëta ka mbështetjen time të plotë, por kush gabon ku nga një anë lobon për të mirën e përbashkët dhe nga ana tjetër punon fshehurazi për xhepin nuk do më ketë as mua as PS por vetëm avokatinë  tij para drejtësisë. Unë nuk mund të mbaja asnjë burrë me para të vjedhura në karrige kur vjen ora të thirret. Nëse s’ke bërë gjë s’ke nevojë të mbajë as unë as PS , të mban e vërteta. Kjo parti dhe qeveri nuk bën dot asnjë koment për vendimet e SPAK e jo më të bëjë avokatin e një drejtori apo ministri që ka vjedhur. Keq më vjen shumë për këdo që nuk do të pranojë realitetin e ri, nuk ndërhyhet te drejtësia. Në 40 e ca ministra ai grusht ministrash që janë në hetime apo dënuar nuk janë larguar nga SPAK por janë larguar nga unë njëherë. Vija mes funksionit tim dhe funksionit të drejtësisë është gjithmonë e kuqe dhe nuk ka për të ndryshuar”, tha Rama.

/rtsh.al/