RTSH 24 Live

Botë

Votimet në Gjeorgji, presidentja deklaron se janë zgjedhje mes Evropës dhe Rusisë

28/08/2024

Votimet në Gjeorgji, presidentja deklaron se janë zgjedhje mes Evropës dhe Rusisë

Presidentja e Gjeorgjisë Salome Zurabishvili theksoi rëndësinë e zgjedhjeve që do të mbahen në tetor në  vendin e saj. Ajo tha se këto zgjedhje janë të rëndësishme për të vendosur të ardhmen e vendit mes Evropës dhe Rusisë. Kjo deklaratë e Zurabishvilit vjen pasi ajo nënshkroi dekretin që shpall 26 tetorin ditë kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare.

Ajo tha se votuesit do të zgjedhin “Mes luftës dhe paqes. Dita e vendimit, dita e zgjedhjes, disa e mbijetesës po vjen”, tha Zurabishvili, duke theksuar se zgjedhjet do të jenë “thelbësore” për ish-republikën sovjetike, të cilat “do të përcaktojnë fatin e shtetit për shumë vite të ardhshme. Askush në Gjeorgji nuk dëshiron luftë, askush nuk po planifikon një luftë... Zgjedhje do të jetë mes të qenit skllav i Rusisë apo bashkëpunimit me Evropën”, shtoi Zurabishvili.

Pavarësisht dëshirës  së Gjeorgjisë për tu bërë pjesë e perëndimit, duhet theksuar se nuk ka arritur të shkëputet nga ndikim i rus. Miratimi i ligjit për  “agjentët e huaj” nxiti protesta masive në vend, po ashtu dhe Brukseli ka ndërprerë  bisedimet për anëtarësim në BE. Shoqëria civile ka kërkuar vazhdimisht shkëputjen e vendit nga ndikimi rus.

/RTSH/