RTSH 24 Live

Botë

SHBA në OKB: S'mund të merremi çdo muaj me Izraelin! Aktualisht Palestina nuk mund të ketë shtet

13/09/2024

SHBA në OKB: S'mund të merremi çdo muaj me Izraelin! Aktualisht Palestina nuk mund të ketë shtet

Përfaqësuesja e përhershme e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, akuzoi OKB-në për përqendrim jashtëzakonisht të madh te Izraeli.

Ajo theksoi se ka një fokus të padrejtë te Izraeli duke shpjeguar se nuk asnjë vend tjetër në botë që të ketë çdo diskutim mujor në axhendën e Këshillit të Sigurimit.

Mendoj se ne kemi një problem me Izraelin në OKB. Dhe ka një fokus jashtëzakonisht të tepërt mbi Izraelin - madje edhe para Gazës - në OKB. Është diçka që ne e kemi ngritur rregullisht. Nuk ka asnjë vend tjetër në botë që ka një takim mujor në axhendën e Këshillit (Sigurisë) që ka dekada të tëra”, u shpreh Thomas-Greenfield gjatë mbledhjes në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë.

E pyetur për njohjen e shtetit palestinez, Thomas-Greenfield dha një përgjigje evazive teksa pretendoi se “një shtet ka përgjegjësi të caktuara për popullin e tij dhe nuk besoj se palestinezët, siç ekzistojnë tani, i kanë të gjitha elementet për t'i dhënë atij strukturën e duhur të një shteti

Ajo gjithashtu u përgjigj hapur pyetjes lidhje me urdhrin e arrestit të lëshuar për kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu nga prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) Karim Khan dhe tha se “ne kemi qenë të qartë se kemi një problem me vendimin e gjykatës. Më lejoni të jem i qartë: nuk do ta arrestojmë atë”.

Më 20 maj, prokurori i ICC-së, Karim Khan, njoftoi se gjykata po kërkonte urdhër-arresti për Netanjahun dhe ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant me akuzën e kryerjes së krimeve të luftës.

Khan tha në atë kohë se "ka arsye të besueshme se Netanyahu dhe Gallant mbajnë përgjegjësi penale për krimet e luftës dhe krime kundër njerëzimit" të kryera në territoret palestineze në Gazë duke filluar nga të paktën 8 tetori.

Ndërkaq, Izraeli nuk e njeh juridiksionin e ICC-së, teksa kjo e fundit është organ i pavarur ndërkombëtar që nuk është i lidhur me OKB-në ose ndonjë organ tjetër global.

/rtsh.al/