RTSH 24 Live

Botë

Harris: Të arrihet marrëveshja Izrael-Hamas dhe t’i jepet fund luftës në Gazë

18/09/2024

Harris: Të arrihet marrëveshja Izrael-Hamas dhe t’i jepet fund luftës në Gazë

Kandidatja demokrate për presidente e SHBA-ve Kamala Harris ka bërë thirrje për t'i dhënë fund luftës Izrael-Hamas, ndërsa ka theksuar se ushtria izraelite nuk duhet të ripushtojë enklavën palestineze pasi të përfundojë konflikti gati njëvjeçar.

Duke folur në Filadelfia për Shoqatën Kombëtare të Gazetarëve, ajo bëri thirrje për një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit duke kërkuar një zgjidhje me dy shtete dhe stabilitet në Lindjen e Mesme në një mënyrë që nuk e fuqizon Iranin.

Ne e kemi bërë shumë të qartë se kjo marrëveshje duhet të bëhet në interesin më të mirë të të gjithëve në rajon” tha Harris, zëvendëspresidente e SHBA-ve, në përgjigje të pyetjeve të bëra nga gazetarët.

Të paktën 41,252 njerëz janë vrarë dhe 95,497 janë plagosur në ofensivën izraelite në Rripin e Gazës nga Hamasi që nga 7 tetori.

Lufta filloi kur Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë 1200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke marrë rreth 250 pengje, sipas të dhënave izraelite.

/rtsh.al/