RTSH 24 Live

Politikë

Vokshi: 3 italianët janë jashtë Shqipërisë, i drejtohemi autoriteteve italiane për dëshminë e tyre

13/11/2024

Vokshi: 3 italianët janë jashtë Shqipërisë, i drejtohemi autoriteteve italiane për dëshminë e tyre

Policia e Shtetit i ka kthyer përgjigje kërkesës së Komisionit hetimor për koncesionet në Shëndetësi për sjelljen e tre shtetasve italianë për të dëshmuar, pas refuzimit të tyre të përsëritur. Sipas policisë nuk bëhet e mundur sjella e tyre për të dëshmuar, pasi ndodhen jashtë territorit të Shqipërisë.

Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi u shpreh se opozita do i bëjë një kërkesë autoriteteve italiane që të bëjnë të mundur dëshminë e tyre.

“Kemi tre shtetasit italianë që janë aksioner përfitues të koncesionarit të sterilizimit. Policia na ka kthyer një përgjigje ku thuhet se këta persona janë jashtë territorit të Shqipërisë. Unë gjykoj që për sa kohë që secili prej personave Umbro Stalccini dhe Elisabetta Anzanello, dy nga tre, përveçse janë përfitues të kompanisë koncesionare, kanë hapur kompani të tjera të bazuara në legjislacionit shqiptar dhe për aq kohë sa janë përfitues të drejtpërdrejtë të koncesionarit janë të detyruar të paraqiten në komision. Nëse vijojnë të refuzojnë, unë do ftoja komisionin, por edhe nëse mazhoranca vendos të mos e firmosë, ne si opozitë kemi mendimin dhe propozimin që të dërgojmë një shkesë drejt autoriteteve italiane për t’i informuar dhe kërkuar ndihmën e tyre që këto shtetas të zbatojnë legjislacionin shqiptar, për aq kohë sa kanë krijuar kompani shqiptare dhe duhet të zbatojnë legjislacionin shqiptar”, u shpreh Vokshi.

3 shtetasit italianë Umbro Staccini, Elisabetta Anzanello dhe Giorgio Tardioli kanë refuzuar të vijnë të dëshmojnë. Ato janë administratorë apo pronarë të kompanive italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l” të Staccinit, të përfshira në koncesionin e Sterilizimit.

/rtsh.al/