RTSH 24 Live

Politikë

Salianji nga burgu: Spiropali bllokon “TIMS”-in, nuk e dërgon në SPAK me urdhër të Edi Ramës

11 orë para

Salianji nga burgu: Spiropali bllokon “TIMS”-in, nuk e dërgon në SPAK me urdhër të Edi Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar nga burgu se kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali mban të mbyllur në sirtar dosjen për sistemin TIMS me urdhër të Edi Ramës.

Sipas Salianjit, kryeparlamentarja Spiropali duhej që konkluzionet e hetimit parlamentar mbi sistemin “TIMS” t’ia përcillte organit të akuzës. Por sipas tij, është zbuluar se Kryetarja e Kuvendit Spiropali, ka shkelur rregulloren, dhe mban në sirtar përtej afateve të përcaktuara.

Salianji thotë se autori kryesor që pengon dosjen që të mos dërgohet në SPAK është Edi Rama.

Të gjenden arsyet, qëllimi dhe përgjegjësia për këtë akt të rëndë, të pengimit të drejtësisë dhe mbrojtjes së krimit, që të çon vetëm në një drejtim! Autori është Edi Rama.

Ky skandal, ku doganierja e parlamentin nuk e dërgon në SPAK hetimin parlamentar pavarësisht se ligji e parashikon dhe kryetari i komisionit e ka depozituat prej muajsh, duhet hetuar! Ato hetime parlamentare janë punë e kontribut disa mujor me kolegë dhe ekspertë dhe është një shërbim i vyer ndaj interesit publik, lidhur me ndërhyrjet kriminale në sistemin TIMS. Ato konkluzione janë serioze dhe profesionale dhe ndihmojnë në zbardhjen e të vërtetës dhe të përgjegjësive. Nuk janë rekuizita personale e një kryeparlamentareje kukull. E ka për detyrë të bëjë atë që thotë rregullorja.

Padyshim se ajo njeh Skënderbeun e saj mbi çdo normë e ligj dhe është gati të bëjë kamikazen. Por krimi i TIMS në këtë mënyrë dyfishohet. Ndërhyrjeve të paligjshme në sistem u shtohet paligjshmëria e Spiropalit që nuk dërgon dosjen në SPAK.

E gjitha kjo vërteton se gjetjet e Opozitës qëndrojnë. Vërteton dhe një herë lidhjet e qeverisë me krimin, dhe shërbimin e saj ndaj bandave.

Jam i bindur edhe më shumë sot se një nga arsyet e burgosjes time politike është dhe zbulimi i manipulimeve me TIMS për të ndihmuar krimin e organizuar.

Dhe kjo është padyshim një arsye e një motiv më shumë për betejë me regjimin, dhe një konfirmim i kauzave tona të drejta”, është shprehur Salianji nga kabina telefonike e burgut.

/rtsh.al/