RTSH 24 Live

Politikë

Kuvend, Bardhi: Shtyni me 3 javë afatin e komisionit. Spiropali: E shtymë dy herë, shpërdoruat kohën

14/11/2024

Kuvend, Bardhi: Shtyni me 3 javë afatin e komisionit. Spiropali: E shtymë dy herë, shpërdoruat kohën

Kuvendi ka nisur me tensione lidhur me përfundimin e afatit të punës të komisionit hetimor të koncesioneve në Shëndetësi, që përfundon sot, por ende nuk janë pyetur të gjithë dëshmitarët.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi kërkoi që të respektohen të drejtat e opozitës për të hetuar dhe për të pasur një proces të pandikuar nga presionet e jashtme, ndërsa Spiropali theksoi se çdo vendim ishte marrë për të siguruar që hetimi të zhvillohej brenda kornizës ligjore dhe kohore të caktuar.

Bardhi kërkon që afati i komisionit të shtyhet me 3 javë në mënyrë që komisioni të ketë një produkt përfundimtar. 

“Ju vendosët të mos i jepni më shumë kohë komisionit edhe pse ai nuk ka përfunduar planin e hetimeve. Të përfundosh pa mbyllur planin e hetimit do të thotë ti mohosh opozitës të drejtën për të hetuar. Të pengosh opozitës për të bërë hetimin parlamentar është një nga shqetësimet e ngritur në progres raport dhe ja ku e kemi shembullin. Pse nuk e lejoni ju opozitës që të vijojë punën? Pa përfunduar plan i hetimeve ju thoni nuk ju jam më shumë kohë. Ju lutem rishikojeni atë qëndrim dhe dënonin shantazhin që një kriminel në burg bën ndaj deputetëve të opozitës. Ju keni vrarë pa produkt komisionin hetimor. Shtyje me dy 3 javë punën e komisionit”, tha Bardhi.

Nga ana tjetër, ministrja Spiropali u përgjigj duke mbrojtur vendimin e Kuvendit për shtyrjen e hetimit, duke theksuar se komisioni ka pasur mundësinë të kryejë detyrën e tij, por është e rëndësishme që ai të mos shpërdorohet për arsye politike.

“Ndihem pak në faj që e çova atë kërkesë në konferencë të kryetarëve pasi nuk kishte vendim të ndërmjetëm. Por për hir të faktit se hetimi ka një rëndësi të posaçme, e paraqita dhe në debat morën pjesë edhe opozita dhe ai komision është shtyrë dy herë për ti dhënë mundësi komisionit që të bëjë detyrën, por jo ta shpërdoroj atë. Në bazë të ligjit duhet të kishte një vendim të ndërmjetëm nga komisioni për t’ia paraqitur konferencës së kryetarëve por pavarësisht kësaj është paraqitur dhe është votuar që ai komision të përfundoj detyrën sipas kohës që i është dhënë nga Kuvendi”, tha Spiropali.

/rtsh.al/