RTSH 24 Live

Ekonomi

Vlerësim ndërkombëtar për lekun, renditet në vendin e 6-të mes 150 monedhave

16/09/2023

Vlerësim ndërkombëtar për lekun, renditet në vendin e 6-të mes 150 monedhave

Monedha shqiptare, LEK, mes më të mirëve në renditjen e performancës të Agjencisë Bloomberg në 2023.

Sipas analistëve të kësaj agjencie, nëse do të pyeteshin në fillim të vitit 2023 se cilat monedha globale do të performonin më mirë gjatë këtij viti, asnjë investitor i tregut në zhvillim ose kushdo tjetër, përfshirë politikëbërësit, do ta kishte identifikuar lekun e Shqipërisë si një pretendent kryesor.

Agjencia e njohur ndërkombëtare vlerëson si befasues faktin që në pak më shumë se 9 muaj të 2023-it, leku i Shqipërisë renditet në vendin e 6-të nga 150 monedha në renditjen botërore të performancës së Bloomberg.

Më poshtë grafiku që tregon këtë renditje në raport me monedhën amerikane.

Performanca aktuale e FX nga fillimviti deri më tani (kundrejt USD)

Performanca aktuale e FX nga fillimviti deri më tani (kundrejt USD)

Sipas Bloomberg, monedha e fortë dhe performanca makroekonomike e Shqipërisë po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e investitorëve ndërkombëtarë në monedhën e saj, tregun vendas të bonove të qeverisë.

Jo vetëm Bloomberg, por edhe RBI Group Capital Markets, që bëri një vizitë në Tiranë gjatë korrikut, tha se rritja e të ardhurave nga turizmi përbën pjesën kyç të historisë pozitive.

Në afatgjatë, investitorët vlerësojnë perspektivën e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE, që siguron rritje të reformave dhe qeverisje të mirë.

Të ardhurat nga turizmi po rriten, jo vetëm si ringjallja e kërkesës globale dhe rajonale, por edhe për shkak të një thellimi dhe zgjerimi të vazhdueshëm të ofertës turistike të Shqipërisë.

Analistët e këtyre agjencive kanë arritur në përfundimin se Shqipëria, jo vetëm që është gjithnjë e më shumë në hartat e turistëve globalë, por në mënyrë progresive do të kalojë edhe në hartat e investitorëve globalë.

Gazetar: Bardhi Sejdarasi

/rtsh.al/