Prej disa ditësh ka nisur puna për rehabilitimin e pallateve në qytetin e Fushë-Arrëzit.
Me financimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH) dhe të qeverisë, dhe me përfitues të investimit në bashkinë e Shkodrës, po vijon puna në disa drejtime, si në sistemimin e tarracave, ku përfshihen të gjitha punimet për çmontimin e depozitave ekzistuese dhe hidroizolimin.
Puna vazhdon edhe për sistemimin dhe kullimin e ujërave të shiut, veshjen e fasadës me sistem kapot, veshjen me polisterol, me kornizimin e dritareve dhe bojatisjen.
"Ky është një partneritet me qeverinë shqiptare. Kemi një marrëdhënie pozitive në shërbim të komunitetit dhe falë saj kanë filluar investimet e para. Bashkia e Fushë-Arrëzit nuk ka qenë shumë i prekur nga fond, por falë lobimit bëmë përmirësimin e infrastrukturës sonë," thotë kryetari Curri.
Ky projekt, ka si qëllim rigjenerimin e fasadave duke përdorur sistemin kapot për rritjen e eficencës energjetike dhe rritjen e qëndrueshmërisë së objekteve për një periudhë më afatgjatë.
Investimet në bashkinë e Fushë-Arrëzit do të vijojnë edhe me projekte të tjera që lidhen me infrastrukturën rrugore.
Gazetar: Mirsad Rakaj
/rtsh.al/