RTSH 24 Live

Ekonomi

Eksperti i ekonomisë: Ja ç'pritet të ndodhë nga 1 tetori, 41 mln euro më shumë për pensionet

06/09/2024

Eksperti i ekonomisë: Ja ç'pritet të ndodhë nga 1 tetori, 41 mln euro më shumë për pensionet

Eksperti i ekonomisë, Klodian Muço, ka komentuar në RTSH-24  masat që pritet të ndërmarr së shpejti qeveria për të indeksuar pensionet të ndikuar nga inflacioni.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë, ai shprehet se duhet një skemë të re për pensionet që duhet të bëjë ndryshime të mëdha.

Sipas tij, nevojiten reforma drastike, që do të thotë të rriten vitet e kontributeve dhe të rritet numri i kontribuueseve shumë më tepër sesa numri i përfitueseve.

Në këtë prizëm, ai tha se për shkak të rënies së kontribuueseve, plakjes së popullsisë dhe largimit të të rinjve por rritet nga viti në vit numri i përfitueseve të pensioneve.

Është përcaktuar në buxhetin e shtetit rritja e indeksimit të pensioneve si pasojë e inflacionit të vitit të kaluar.  Është një proces që zgjatë gjithmonë që inflacioni I një viti më parë indeksohet në tetorin e vitit të ardhshëm dhe në rastin konkret nga 1 tetori fillon rritja e indeksimit të inflacionit në pensionet”.

Kjo rritje tha eksperti Klodian Muço , ka një in pakt që shkon 4.1 miliard lekë (41 milionë euro).

Është folur nga qeveria dhe një tjetër indeksim që flitet për pensionet mesatare. Duke qenë që këto pensione janë diku 18,800 në muaj, minimum jetik edhe pse nuk është përcaktuar nga një institucion autonom publik, por shkon rreth 200$.  Pra praktikisht  pensioni minimal në Shqipëri është poshtë minimumit jetik.  Po ashtu kemi dhe pensionet  rurale, pra ata që paguajnë kontribute në fshat, që është diku 98 mijë lekë të vjetra.  Pra është  diskutuar që ndoshta do të ketë një rritje  të përshkallëzuar të nivelit të pensioni në Shqipëri".

Në këtë kuadër eksperti tha që qeveria po tenton që të bëjë një reformë të re të pensionit sikurse u zgjidhën problematikat e vjetra në reformën e 2014.

 Sipas tij, pensioni i këtyre niveleve kërkon jo thjesht indeksim të inflacionit por rritje reale.

Sepse indeksimi ka tendencën për të lehtësuar barrën  e rritjes së çmimeve dhe ruajtjen e të njëjtës standard jetese të vitit të kaluar.  Pensionistët blejnë shumë ilaçe , fruta perime , blejnë më pak mish dhe blejnë pak apo aspak veshje"

Eksperti tha se aktualisht që personat që japin kontribute sociale janë rreth 784 000. Ata që përfitojnë një pension pleqërie  janë rreh 704 000.  Pra sot kemi 1.11 kontribuues për çdo 1 përfitues pensioni. Ndërsa Maqedonia e Veriut e ka raportin 1.6 me 1 apo Serbia 1.4 me 1. Pra në Shqipëri nga viti në vit rritet numri i pensionistëve dhe ka një ulje të kontribuueseve.

Ndaj theksoi ai ,në këtë problematik lidhet në mënyrë direket plakja e popullsisë dhe largimi nga Shqipëria.

Një tjetër formë diskutimi është sesi do të përshtaten pensioni i pleqërisë me nivelin e ndihmës sociale, gjithashtu si do të zgjidhet dhe kjo plakje e shpejtë e popullsisë apo raporti që po shkon drejtë barazimit, numri i kontribuuesve me numrin e përfituesve, e cila mund të zgjidhet ose me rritjen e moshës së pensionit ose duke rritur pagat mesatare apo përqindjen e kontributit. Është një sfidë e madhe zgjidhja e sistemit të pensionit që kemi ne aktualisht”.

/rtsh.al/