RTSH 24 Live

Kosovë

Vjosa Osmani në Këshillin e Sigurimit: 25 vjet paslufte Kosova vijon të mbrojë vlerat demokratike

22/04/2024

Vjosa Osmani në Këshillin e Sigurimit: 25 vjet paslufte Kosova vijon të mbrojë vlerat demokratike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se Kosova 25 vjet pas luftës është duke shkëlqyer në aspektin demokratik.

Pas 25 vjetëve Kosova shkëlqen me suksese dhe është avokate për vlerat demokratike, që vë në pah diversitetin, duke promovuar multietnicitetin dhe përparimin e të drejtave njerëzore për të gjithë”, ka thënë presidentja Osmani.

Osmani theksoi se ndërhyrja e Aleancës së Atlantikut të Veriut për çlirimin e Kosovës nga regjimi serb jo veç që është shënuar në historinë e vendit, por është shndërruar në pikënisje për historinë e njerëzimit.

Ky intervenim nga NATO jo veç që ishte për ndërtim të paqes, por parimisht dhe më me rëndësi ka qenë për mbrojtjen e jetëve të njerëzve dhe të drejtën për të jetuar të lirë nga persekutimet dhe vrasjes.

Intervenimi ka vënë në pah se kur një nga ne është në rrezik është rrezik për të gjithë ne. Kjo na ka përkujtuar për veprimin si forcë e përbashkët për drejtësi dhe për mbrojtjen e jetës së njeriut”, theksoi Osmani.

Gjithashtu, Osmani vuri në dukje se autoritetet serbe janë përgjegjëse për sulmin në fshatin Banjskë të Zveçanit pasi “kryerësit e sulmit sillen lirshëm në Serbi e vazhdojnë të marrin kontrata të mëdha nga qeveria e Vuçiqit”.

“Përpjekjet nga Serbia për destabilizim janë aktive. E ka eskaluar agresionin fillimisht me kapjen e policëve, sulmin ndaj gazetarëve e sulmin terrorist ndaj Kosovës në shtator. Pas këtij sulmi, Shtëpia e Bardhë ka thënë se Serbia ka përdorur prani të madhe ushtarake të artilerisë me tanke e njësi të mekanizuara…Serbia bën përpjekje për të prishur integrimin e serbëve në Kosovë…Serbët në Kosovë janë nën trysni, por jo nga Kosova po nga Qeverisë e Serbisë”, është shprehur presidentja Osmani.

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku po diskutohet për raporti i rregullt gjashtëmujor të misionit të OKB-së në Kosovë, Vuçiq tha se “Kurti po i shkakton regjim komunitetit serb” dhe për këtë, sipas tij, “po shpërblehet nga bashkësia ndërkombëtare”.

Ai u shpreh se vendimi i fundit i autoriteteve të Kosovës ua ka vështirësuar jetën qytetarëve të komunitetit serb, pasi pensionistët dhe punëtorët e arsimit dhe të shëndetësisë nuk po mund t’i marrin pagat nga Serbia.

Sipas presidentit serb as pas 11 vjetësh që nga nënshkrimi i marrëveshjes me Kosovën, me ndërmjetësim të BE-së, nuk janë realizuar premtimet, dhe sipas tij kjo dëshmon “paaftësinë e BE-së për t’i lëvizur gjërat”.

/rtsh.al/