RTSH 24 Live

Kuriozitete

Viti i Ri kinez 2024 feston vitin e “Dragoit”

07/02/2024

Viti i Ri kinez 2024 feston vitin e “Dragoit”

Miliona njerëz në mbarë botën po përgatiten për një nga festat më të mëdha të vitit siç është Viti i Ri Hënor, i cili shënon hënën e parë të re të kalendarit hënor. Këtë vit, kjo feste shenohet më 10 shkurt, duke nisur Festivalin 15-ditor të Pranverës.

Kalendari kinez i zodiakut përshkruhet si një cikël 12-vjeçar i përfaqësuar nga 12 kafshë të ndryshme si: Miu, Bualli, Tigri, Lepuri, Dragoi, Gjarpri, Kali, Dhia, Majmuni, Gjeli, Qeni dhe Derri .

Dragoi i drurit është një nga 60 kombinimet e 12 shenjave të kafshëve dhe pesë elementeve në zodiakun kinez. Ndodh një herë në 60 vjet, dhe hera e fundit ka ndodhur në vitin 1964.

Shenja e kafshës së zodiakut përcaktohet nga viti i lindjes, që do të thotë se viti 2024 do të mirëpresë shumë fëmijë dragoj në botë. Të lindurit në 2025 do të jenë gjarpërinj, e kështu me radhë.

Ndjekësit besojnë se për çdo shenjë të zodiakut kinez, fati do të varet kryesisht nga pozicionet e “Tai Sui” një emër kolektiv për hyjnitë yjore që mendohet se rrotullohen paralelisht dhe në drejtim të kundërt të Jupiterit citon CNN.

/rtsh.al/