Një kometë e ndritshme mund të jetë e dukshme në qiejt anembanë globit gjatë ditëve të ardhshme për herë të parë në 160,000 vjet. NASA tha se kometa C/2024 G3 (Atlas) mund të mbetet mjaft e ndritshme për t'u parë me sy të lirë.
Ekspertët besojnë se kometa, e cila mund të shkëlqejë po aq e ndritshme sa Venusi, mund të vëzhgohet më së miri nga hemisfera jugore.
Dr Shyam Balaji, në King's College në Londër, tha se mundësitë për të dalluar kometën mund të ndodhin në varësi të kushteve lokale tw motit.
"Ashtu si me të gjitha kometat, dukshmëria dhe shkëlqimi i saj mund të jenë të paparashikueshme," shtoi ai.
Të hënën, kometa ishte në perihelion, pika në të cilën është më afër Diellit, gjë që ndikon në atë se sa e ndritshme duket.
/rtsh.al/