RTSH 24 Live

Aktualitet

Vinte me paund nga Anglia për në Shqipëri, kapet në Rinas 48-vjeçari grek

22/02/2024

Vinte me paund nga Anglia për në Shqipëri, kapet në Rinas 48-vjeçari grek

Një 48-vjeçar grek është kapur në Rinas pasi tentoi të kalojë para të padeklaruara. Sipas policisë, nga kontrolli fizik i kryer ndaj tij i janë gjetur mbi 15 mijë paund të padeklaruara.

Në hyrje, nga kontrolli fizik, shtetasit grek K. K., 48 vjeç, banues në Londër, iu gjetën 15 000 paund dhe 570 euro, të padeklaruara. Në vijim të veprimeve procedurale nisi procedimi në gjendje të lirë për 48-vjeçarin dhe u sekuestruan shumat e parave”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu policia ka ndaluar edhe një çift rumun pasi gjatë kontrolleve ndaj tyre janë gjetur 1490 paketa me cigare të padeklaruara.

Në hyrje, u arrestua shtetasi rumun A. C., 48 vjeç dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëjetuesen e tij, shtetasen rumune F. B., 45 vjeçe, pasi nga kontrollet në valixhet e tyre, u gjetën 1490 paketa me cigare, të cilat nuk i kishin deklaruar te shërbimet e pkk-së”, njofton policia.

Këto nuk janë rastet e vetme teksa në portin e Durrësit në dalje, nga kontrollet fizike dhe në automjetin tip “Iveco” që drejtonte, “shtetasi H. N. iu gjetën 19 715 euro të padeklaruara. Në vijim të veprimeve procedurale nisi procedimi në gjendje të lirë për këtë shtetas dhe u sekuestrua shuma e parave”

Gjithashtu janë ndaluar edhe disa persona të cilët ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në hyrje, pas intervistimeve dhe verifikimeve të kryera në koordinim me Policinë e Durrësit, u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim Rigels Dacaj, 31 vjeç, banues në Durrës. 31-vjeçari, i deportuar nga Spanja pasi kishte kryer dënimin atje, për vjedhje, është i dënuar nga Gjykata e Durrësit, me 3 muaj burgim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim;

📍Hani i Hotit/Në hyrje, pas intervistimeve dhe verifikimeve të kryera në koordinim me Policinë e Durrësit, u ndalua shtetasja kosovare e shpallur në kërkim Ardita Avdiu, 49 vjeçe, pasi është e dënuar nga Gjykata e Durrësit, me 6 muaj burgim për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”;

📍Morinë/Në hyrje, pas intervistimeve dhe verifikimeve të kryera në koordinim me Policinë e Beratit, u ndalua shtetasi kosovar i shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja”, V. M., 32 vjeç”, bën të ditur më tej policia.

Ndërkaq, materialet procedurale i kaluan prokurorive kompetente të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/