Dekori i qytetit të Vlorës ka nisur të pajiset me atmosferë pranverore, nëpërmjet luleve dekorative në ngjyra e forma të ndryshme, ideuar e realizuar nëpërmjet mësuesve të praktikës dhe nxënësve të profilit të mekanikës.
Për drejtorin e Shkollës Industriale Gentian Boçi, praktika e nxënësve të shkollës shfrytëzohet edhe për komunitetin. Ndërsa në çdo festë kombëtare, nxënësit japin kontributin e tyre.
“Organizimi është bërë nga nxënës të shkollës profesionale. Mundohemi që më punët dhe kompetencat që kanë nxënësit të marrin dhe punë publike. Kjo vlen jo vetëm në shërbim të komunitetit, por edhe me edukimin e nxënësve tanë me punën në komunitet”, tha Boçi.
Për drejtoreshën e Turizmit në Bashki Arlinda Tepelena, dita e verës në Vlorë pritet të festohet me atmosferë festive, shtuar dekorit shumëngjyrësh do të ketë organizime të ndryshme gjatë ditës.
“Është një dekor që zbukuron qytetin, por edhe një ogur i mirë për të gjithë turistët që presim këtë vit”, tha Tepelena.
Festat e fundvitit, Shën Valentin, Dita e Verës, nisja e sezonit turistik, festat e pavarësisë e çlirimit, nëpërmjet dekorit e atmosferës kanë duart e nxënësve gjimnazistë të shkollës Profesionale “Pavarësia”.