RTSH 24 Live

Aktualitet

Ekzekutimi i Behar Sofisë, GJKKO dënon organizatorin me 35 vite burgim

12/03/2025

Ekzekutimi i Behar Sofisë, GJKKO dënon organizatorin me 35 vite burgim

Gjykata e Posaçme dha vendimin për organizatorin e vrasjes së Behar Sofisë në shkurtin e vitit 2021 në Tiranë.

Togat e zeza caktuan 35 vite burgim për Jemin Sherën, i cili vijon që të mbetet në kërkim.

Ky proces është ndarë nga dosja e pesë pjesëmarrësve të tjerë në këtë ngjarje, për të cilët vitin e shkuar GJKKO-ja caktoi 127 vite burgim në total.

Jemin Shera njihet si "Bajlozi" dhe u dënua për disa vepra penale, por SPAK ende nuk ka zbuluar personat nga të cilët Shera ka marrë porosinë për të ekzekutuar Behar Sofinë.

Për vrasjen e Behar Sofisë janë dënuar më herët nga 30 vite burg, Bujar Leza, Leonard Xhixha, Skënder Vathi dhe Xhuljano Visha, ndërsa ekzekutuesi Ernejt Shyti u dënua me vetëm 7 vite burgim, për shkak se u bë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe zbardhi të gjithë ngjarjen, duke treguar se u pagua 5 milionë lekë.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al/