RTSH 24 Live

Politikë

Ben Andoni: Rama i ka vënë syrin Veriut. Lëvizja në Shkodër shkon më tej

12/03/2025

Ben Andoni: Rama i ka vënë syrin Veriut. Lëvizja në Shkodër shkon më tej

Analisti Ben Andoni ka komentuar zhvillimet politike në Shkodër gjatë një interviste në emisionin “Ngjarja Kryesore” në RTSH 1, ku u shpreh për rëndësinë e investimeve në këtë rajon.

Andoni theksoi se, përkundër ndjesive ideologjike të mëparshme, tani fokusi ka kaluar në çështje më praktike dhe ekonomike.

Doja të kapja dy elementë që më kanë bërë përshtypje për Shkodrën. Kjo pjesë e lëvizjes që po bëhen në Shkodër, tregon që socialistët po lëvizin edhe në veri dhe duket se njerëzit po mendojnë tashmë për investime më shumë se sa për ideologji. Njerëzit po e shikojnë që investimet më të pakta janë në veri dhe sa më të shumta të jenë, siç po ndodh tani në Shkodër, ku janë rritur investimet”, u shpreh Andoni.

/rtsh.al/