RTSH 24 Live

Politikë

Spiropali: Marrëveshjet e miratuara në Kuvend përshpejtojnë anëtarësimin në BE

13/03/2025

Spiropali: Marrëveshjet e miratuara në Kuvend përshpejtojnë anëtarësimin në BE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, deklaroi se dy projektligjet e miratuara këtë të të enjte (13 mars) afrojnë edhe më shumë Shqipërinë me anëtarësimin në Bashkimin Europian.

“Dy ndër projektligjet që miratuam sot në Kuvend lidhen drejtpërdrejt me përshpejtimin e anëtarësimit në Bashkimin Europian,” theksoi Spiropali.

Projektligjet e miratuara janë: Ratifikimi i marrëveshjes së huas me Komisionin Evropian “Për lehtësinë e reformës dhe zgjerimit për Ballkanin Perëndimor”; Ratifikimi i marrëveshjes së facilitetit me Komisionin Evropian “Për rregullimet specifike për zbatimin e mbështetjes së Bashkimit Evropian për Republikën e Shqipërisë, në kuadër të facilitetit për reforma dhe rritje”.

Sipas Spiropalit, Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, në kuadër të të cilit janë miratuar këto marrëveshje, përbën një nxitje dhe lehtësim, por edhe një përgjegjësi për të përshpejtuar hapat drejt integrimit në familjen europiane.

/rtsh.al/