Kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit të gjimnazit “Naim Frashëri” në Durrës, theksoi rëndësinë e këtij projekti, duke e cilësuar atë si një shembull të përpjekjeve për rinovimin dhe modernizimin e shkollave të Durrësit dhe zonave përreth. Pas rindërtimit, shkolla është transformuar dhe do të ofrojë një mjedis të sigurt dhe të frytshëm për të rinjtë e qytetit.
“Durrës - Në gjimnazin e rilindur “Naim Frashëri”, një nga 38 institucionet arsimore të rindërtuara me standardet më të mira, falë Programit të Rindërtimit, që ka transformuar krejtësisht infrastrukturën shkollore në Durrës dhe zonat përreth. Shkolla e re është në funksion të 850 nxënësve, e pajisur me klasa të bollshme, laboratorë, bibliotekë, palestër dhe hapësira rekreative”, shkruan Rama në rrjetin e tij social.
Gjimnazi “Naim Frashëri” në Durrës është një nga 38 institucionet arsimore të rindërtuara pas tërmetit të vitit 2019, falë Programit të Rindërtimit. Shkolla e re, që tashmë ka një infrastrukturë moderne dhe të avancuar, është në shërbim të 850 nxënësve dhe ofron kushte të shkëlqyera për mësim dhe aktivitete.
/rtsh.al/