RTSH 24 Live

Politikë

"Majko e humbet Tiranën", Qafoku: E ka harruar elektorati. Ku do punojë?

4 orë para

"Majko e humbet Tiranën", Qafoku: E ka harruar elektorati. Ku do punojë?

Gazetari Roland Qafoku ka komentuar kandidaturën e Pandeli Majkos për deputet në Tiranë gjatë një interviste në emisionin “Ngjarja Kryesore” në RTSh 1.

Ai shprehu dyshime të forta për mundësinë që Majko të arrijë të fitojë një mandat, duke theksuar se ai ka pasur mungesë aktiviteti në media dhe kontakte me elektoratin.

Pandeli Majko në Tiranë beson se e ka të sigurt mundësinë për t'u zgjedhur deputet? Unë bëj një parashikim modest dhe them se Pandeli Majko ka shumë gjasa të mos fitojë dhe të mos bëhet deputet në Tiranë. Nuk ka qenë i pranishëm në media, nuk ka pasur kontakte me elektoratin, dhe përfundimisht elektorati mund ta harrojë. Ku do shkojë? Ku do punoj unë? Ky është një problem i madh, dhe mënyra e krijimit të kësaj liste, po ashtu edhe drejtimi i qarqeve, janë të diskutueshme,” tha Qafoku.

/rtsh.al/