RTSH 24 Live

Politikë

Parlamentaret 2025, PS publikon 186 emrat e kandidatëve për 12 qarqet

12/03/2025

Parlamentaret 2025, PS publikon 186 emrat e kandidatëve për 12 qarqet

Partia Socialiste ka publikuar e para emrat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

186 kandidatët për 12 qarqet e vendit janë bërë publike një për një nga drejtuesit politikë të qarqeve.

Ashtu saç ishte paralajmëruar, në listat e mbyllura, ku janë vendosur deputetët e sigurt, bie në sy përfshirja e emrave të rinj, pjesa më e madhe nga platforma "Deputeti që Duam".

Natyrisht nuk kanë munguar as surprizat, si në listat e mbyllura, ashtu dhe të hapura.

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, drejtuese politike e qarkut të Tiranës për PS-në në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, prezantoi skuadrën me 49 emra kandidatësh, ku i pari në listën e mbyllur është kreu socialist Edi Rama, i pasuar nga vetë Manastirliu, Elisa Spiropali, Lindita Nikolla, Adea Pirdeni, Taulant Balla dhe Iris Luarasi, ndërsa bie në sy që pjesë e listave të hapura janë Denaj, Braçe, Majko, Xhaçka dhe Mimi Kodheli e të tjerë.

Për qarkun e Fierit, emrat janë prezantuar nga drejtuesja politike Belinda Balluku, e cila kryeson dhe listën e mbyllur prej 5 kandidatësh, ndërsa 16 emra do të jenë tek lista e hapur.

Për qarkun e Elbasanit, në 19 emrat në listë të mbyllur është drejtuesi i qarkut Arbjan Mazniku, që ndiqet nga ministrja Bora Muzhaqi dhe Evis Kushi.

Deputeti i PS-së, Eduart Shalsi, njëkohësisht kreu politik për qarkun e Kukësit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, prezantoi listën me emrat e kandidatëve të listës së hapur dhe të mbyllur. 

Në listën e mbyllur ndodhet vetëm emri i Shalsit, pasi Kukësi ka vetëm 3 mandate deputetësh.

Bie në sy përfshirja në listën e hapur e ish-deputetit të PD-së, ushtarakut Alban Zeneli. 

Kryebashkiakja e Durrësit, njëkohësisht drejtuese politike e PS-së në të njëjtin qark, Emirjana Sako, ka bërë me dije emrat e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 11 majit.

Drejtuesi politik i PS në Qarkun Vlorë, Bledi Çuçi, ka bërë me dije 16 emrat e kandidatëve, ku listën e mbyllur e kryeson vetë ai.

Drejtuesi politik i Shkodrës, Benet Beci, prezantoi listën e deputetëve për qarkun e Shkodrës, ku bie në sy kryesimi i listës së mbyllur nga Marjana Koçeku, një prurje nga platforma "Deputeti që Duam".

Nga ana tjetër dy deputetët aktualë të Shkodrës, Edona Bilali dhe Frrok Gjini, do të jenë në listën e hapur, ndërsa janë larguar Paulin Sterkaj dhe Agron Çela.

Për qarkun e Lezhës, lista me 9 emra u publikua nga drejtuesi politik, Ulsi Manja, i cili kryeson dhe listën e mbyllur, ku bie në sy një emër prej diasporës.

Për këto zgjedhje, drejtuesi politik Niko Peleshi ka zbuluar 13 emrat, ku në listë të mbyllur është vetë Peleshi, Romina Kuko dhe Gentian Lakollari.

Lista e Partisë Socialistë për Qarkun Gjirokastër është prezantuar nga Mirela Kumbaro, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit. Në garë janë 5 kandidatë. Ministrja Kumbaro është në listë të mbyllur dhe 4 kandidatura të tjera janë në listë të hapur.

Drejtuesi politik i PS-së në Qarkun Berat, Ervin Demo, ka publikuar 9 kandidatët socialistë për deputet në këtë qark, të cilën ai e quajti si harmoni midis të rinjve dhe të vjetërve.

Blendi Klosi ka bërë publike 7 emrat për qarkun e Dibrës, ku 6 prej tyre garojnë për herë të parë. 

Të 186 emrat e kandidatëve të PS u bën publike pas takimit të kryeministrit Edi Rama në selinë rozë me drejtuesit politikë të 12 qarqeve.

Listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste

PS në Qarkun Tiranë:

  1. Edi Rama
  2. Ogerta Manastirliu
  3. Elisa Spiropali
  4. Lindita Nikolla
  5. Taulant balla
  6. Adea Pirdeni
  7. Albana Koçiu
  8. Igli Hasanaj
  9. Delina Ibrahimaj
  10. Ilva Gjuzi
  11. Iris Luarasi
  12. Erion Malaj (listë e mbyllur) ↑
  13. Andi Seferaj (listë e hapur) ↓
  14. Anila Denaj
  15. Antonela Dedej
  16. Arben Pellumbi
  17. Blendi Gonxhe
  18. Blendi Sulaj
  19. Blerina Gjylameti
  20. Edlira Dyrmishaj
  21. Eldi Çepeli
  22. Endrit Brahimllari
  23. Entela Ramusaço
  24. Erjon Braçe
  25. Ermonela Felaj
  26. Ervin Hoxha
  27. Etilda Gjonaj
  28. Etjen Xhafa
  29. Fatmir Xhafaj
  30. Florian Kullazi
  31. Blinxhet Madhi
  32. Halil Koloshi
  33. Halit Valteri
  34. Julinda Dhame
  35. Kejsi Elezi
  36. Klotilda Bushka
  37. Mimi Kodheli
  38. Mirgit Vata
  39. Olta Xhaçka
  40. Ornaldo Rakipi
  41. Pandeli Majko
  42. Persida Shkrepa
  43. Plarent Ndreca
  44. Roi Bashaj
  45. Silda Çepe
  46. Sofika Lleshi
  47. Toni Gogu
  48. Xhemal Qefalia
  49. Ylli Shehu

PS në Qarkun Durrës:

  1. Klodiana Spahiu
  2. Milva Ekonomi
  3. Loer Kume
  4. Skënder Pashaj
  5. Aurora Mara (listë e mbyllur) ↑
  6. Etleva Budini (listë e hapur) ↓
  7. Entela Hoxha
  8. Ani Dyrmishi
  9. Edvin Prence
  10. Edmond Rushi
  11. Jona Osmani
  12. Dorina Laçi
  13. Indrit Gjoka
  14. Erjon Xhili
  15. Gentian Hilla
  16. Arkend Balla
  17. Alban Xhelili
  18. Erjon Meka
  19. Ilir Ndraxhi

PS në Qarkun Elbasan:

  1. Arbjan Mazniku
  2. Bora Muzhaqi
  3. Ermal Elezi
  4. Adi Qose
  5. Evis Kushi (listë e mbyllur) ↑
  6. Aulona Bylykbashi (listë e hapur) ↓
  7. Florent Spaho
  8. Desantila Tahiraj
  9. Saimir Hasalla
  10. Agron Gaxho
  11. Shkëlqim Bullari
  12. Ela Toçka
  13. Olsi Komici
  14. Ervina Meta
  15. Geldon Fejzo
  16. Luan Duzha
  17. Arlind Kullolli
  18. Sara Mile
  19. Musa Coha

PS në Qarkun Dibër:

  1. Blendi Klosi
  2. Alma Selami (listë e mbyllur) ↑
  3. Murat Dani (listë e hapur) ↓
  4. Daniel Gjura
  5. Valentina Haliti
  6. Agron Malaj
  7. Dritan Selishta

PS në Qarkun Berat:

  1. Ervin Demo
  2. Enriketa Jaho (listë e mbyllur) ↑
  3. Matea Rexhepi (listë e hapur) ↓
  4. Hatixhe Ekonomi
  5. Julian Zyla
  6. Ardian Islami
  7. Erdis Hyka
  8. Fadil Nasufi
  9. Hysen Buzali

PS në Qarkun Gjirokastër:

  1. Mirela Kumbaro (listë e mbyllur)
  2. Anila Dhimitri (listë e hapur) ↓
  3. Piro Dhima
  4. Shyqyri Hysi
  5. Tërmet Peçi

PS në Qarkun Lezhë:

  1. Ulsi Manja
  2. Ermal Pacaj (listë e mbyllur) ↑
  3. Admir Kadeli (listë e hapur) ↓
  4. Andon Gjoni
  5. Klotilda Ndreca
  6. Erion Markaj
  7. Marjeta Neli
  8. Aurora Reçi Gjeloshi
  9. Pranvera Skana

PS në Qarkun Korçë:

  1. Niko Peleshi
  2. Romina Kuko
  3. Genti Lakollari (listë e mbyllur) ↑
  4. Alfons Olldashi (listë e hapur) 
  5. Arjan Jaupllari
  6. Besa Spaho
  7. Bledi Çomo
  8. Eni Zake
  9. Eridion Rustemi
  10. Gëzim Gora
  11. Ilirian Pendavinji
  12. Vasil Sterjovski
  13. Vinjola Rota

PS në Qarkun Shkodër:

  1. Marjana Koçeku
  2. Onid Bejleri
  3. Xhenis Çela
  4. Bujar Rexha (listë e mbyllur) ↑
  5. Holta Duda (listë e hapur) 
  6. Frrok Gjini
  7. Besmir Lezha
  8. Marjan Ndërshtiqaj
  9. Vera Ndreca
  10. Kejsi Spahiu
  11. Enertil Cani
  12. Shkëlqim Sterkaj
  13. Adnan Shullani

PS në Qarkun Vlorë:

  1. Bledi Çuçi
  2. Zamira Sina
  3. Erjona Ismaili
  4. Pirro Vengu (listë e mbyllur) ↑
  5. Vasil Llajo (listë e hapur) 
  6. Ardit Bido
  7. Gjergji Mërkuri
  8. Ina Majko
  9. Vullnet Sinaj
  10. Evis Allushi
  11. Klevis Kaso
  12. Brunilda Mersini
  13. Briseida Çakërri
  14. Mjaftesa Sulaj
  15. Endi Hysenaj
  16. Damian Gjiknuri

PS në Qarkun Kukës:

  1. Ali Hallaçi
  2. Aristogena Poga Geca
  3. Alban Zeneli (listë e mbyllur) ↑
  4. Eduard Shalsi (listë e hapur)

PS në Qarkun Fier:

  1. Belinda Balluku
  2. Erjon Mile
  3. Ceno Klosi
  4. Petrit Malaj
  5. Ana Nako (listë e mbyllur) ↑
  6. Zaira Gjika (listë e hapur) ↓
  7. Ramion Kurti
  8. Mariglen Hoxha
  9. Gerta Dhima
  10. Kiduina Zaka
  11. Asfloral Haxhiu
  12. Elton Korreshi
  13. Maldrita Bardho
  14. Përparim Arapi
  15. Ilirjan Musko
  16. Zeqine Çaushi
  17. Antoneta Dhima
  18. Avdi Snalla
  19. Klevis Jahaj
  20. Dhimitër Kruti
  21. Nusret Avdulla

/rtsh.al/