RTSH 24 Live

Aktualitet

VIDEO- Abu Dabi nuk është më strehë e sigurt për kriminelët shqiptar, ekstradohet edhe Arjan Malko

21/08/2024

VIDEO- Abu Dabi nuk është më strehë e sigurt për kriminelët shqiptar, ekstradohet edhe Arjan Malko

Abu Dabi nuk është më një strehë e sigurt për të gjithë ata shtetas shqiptar me rekorde kriminale, të cilët për një kohë të gjatë e kanë shfrytëzuar Abu Dabin si një strehë për t’iu fshehur drejtësisë.

Policia e Shtetit bëri të ditur se të mërkurën ka ekstraduar edhe një tjetër person me rrezikshmëri të lartë shoqërore nga Abu Dabi në Shqipëri. Ai është Arjan Malko, alias  Erjon Malko, alias Erjon Fejzulla.

Ky person ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Hetimeve të Torinos, Itali ka lëshuar për këtë shtetas masën e sigurisë personale  urdhër “Arrest në burg” më dt.11.04.2024, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga legjislacioni penal italian, i cili parashikon maksimumin e dënimit me 20 vjet.

“Policia e Shtetit realizon një tjetër operacion të suksesshëm për sjelljen në Shqipëri të personave në kërkim ndërkombëtar.Finalizohet një tjetër operacion për sjelljen në Shqipëri të një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht. Sot më datën 21.08.2024, në kuadër të operacionit të koduar “Para drejtësisë”, nga strukturat e specializuara dhe Forca e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale është realizuar operacioni policor për sjelljen nga Abu Dhabi në Shqipëri e shtetasit në kërkim ndërkombëtar: M, alias E. M, alias E. F. Ky person është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Hetimeve të Torinos, Itali ka lëshuar për këtë shtetas masën e sigurisë personale urdhër “Arrest në burg” më dt.11.04.2024, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga legjislacioni penal italian, i cili parashikon maksimumin e dënimit me 20 vjet.”, thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/