RTSH 24 Live

Aktualitet

Problemet shëndetësore, emisioni "3D" me Alban Dudushin rikthehet më 16 shtator në RTSH

12/09/2024

Problemet shëndetësore, emisioni "3D" me Alban Dudushin rikthehet më 16 shtator në RTSH

Gazetari dhe moderatori Alban Dudushi pritet të rikthehet sërish më 16 shtator në ekranin e RTSH 1, pas shtrimit disaditor në spital.

Problemet shëndetësore u shfaqën të hënën e 9 shtatorit dhe aktualisht është nën kujdesin e mjekëve dhe pritet të rikthehet për të gjithë shikuesit e Radiotelevizionit Shqiptar me emisionin "3D" më 16 shtator, në orën 21:00 në RTSH 1, Radio Tirana 1 dhe drejtpërdrejt në kanalin YouTube të Radiotelevizionit Shqiptar.

"3D" transmetohet çdo të hënë, të martë, të mërkurë dhe të premte, duke sjellë për të gjithë publikun debatet politike dhe analizat e ngjarjeve më të fundit në vend.

Radiotelevizioni Shqiptar i uron shërim të shpejtë kolegut dhe moderatorit Alban Dudushi.

/rtsh.al/