RTSH 24 Live

Televizion

Rikthehet 'E diela jonë', sezoni i dytë gati në RTSH 1 HD!

17/09/2024

Rikthehet 'E diela jonë', sezoni i dytë gati në RTSH 1 HD!

Programi aq i dashur i së dielës rikthehet në ekranin e Televizionit Publik Shqiptar. Pas suksesit të sezonit të parë 'E diela jonë' vjen me moderatorin e njohur Ermal Peçi në RTSH 1 HD.

Duke nisur nga 29 Shtatori, të dielat do të jenë mbushur me debate e të ftuar nga sfera të ndryshme të jetës publike. Ngjarjet më të përfolura të momentit do të kenë një trajtim ndryshe mes panelistëve dhe publikut.

Programit qe aq shpejt fitoi rekordet e audiencës në mediat online, nuk do t’i mungojnë as personazhet më të kërkuar të momentit duke premtuar sërish një të diel me miq ekskluziv.

Drejtuesi dhe autori i programit Ermal Peçi i tregoi redaksisë së rtsh.al se muzika do të vijojë të mbetet një nga shtyllat kryesore të 'E diela jonë' fal bandës dhe interpretimit të drejtpërdrejtë.

Në këtë sezon historitë personale të suksesit, të rimëkëmbjes dhe ato që synojnë të jenë modele për shoqërinë do të vijnë në rrëfime emocionale në një tjetër rubrikë të re që i shtohet sezonit.

'E diela jonë' synon të mbaj sërish para ekranit të RTSH 1 HD një audiencë gjithëpërfshirëse fal trajtimeve të tematikave sociale e aktuale; rrëfimeve të zemrës; energjisë e adrenalinës maksimale të moderatorit dhe shumë miqve të ftuar në programin. Muzika, lojërat, sfidat dhe momentet unike janë ato që besojmë do t'ju mbajnë po ashtu gjatë orëve të transmetimit të 'E diela jonë' nga ora 13:30 - 17:55.

/rtsh.al/