RTSH 24 Live

Aktualitet

Ndërtesat e reja për administratën publike, shpallen fituesit e dy projekteve

17/09/2024

Ndërtesat e reja për administratën publike, shpallen fituesit e dy projekteve

Juria ndërkombëtare shpalli këtë të martë në ambientin e COD në Kryeministri fituesit e dy projekteve të para të koorporatës shqiptare të investimeve.

Në garë morën pjesë 10 studio prestigjioze që prezantuan përpara jurisë ndërkombëtare projekt-idetë për 4 zhvillime të reja, të cilat do t’i hapin rrugë një qasje të re për ndërtimin e zyrave dhe krijimin e hapësirave të reja të shërbimeve bashkëkohore për administratën publike.

Për grupin e parë për lotin e parë për strukturën administrative u zgjodhën studiot COLDEFY (Francë) dhe Snohetta.

Për lotin e 2 u zgjodhën studiot ANDREA CAPUTO (Itali) dhe SO-IL (SHBA).

Për grupin e dytë për lotin një dhe dy u zgjodh e njëjta studio  BAUKUH (Itali) dhe studio Snohetta (Norvegji).

Juria ka vlerësuar çdo elementë dhe si fitues për grupin administrativ mes Coldefy dhe Snohetta. Por kjo do të vijë dhe më vonë dhe ne sugjerojmë që të punojnë për hapjen e fasadës. Edhe ne sugjerojmë që puna e artit do të jetë pak më e kushtueshme dhe e hapur me klientët. Ndërtesa juaj nuk është zgjedhur vetëm nga juria po dhe nga personat që do të punojnë aty”, u shpreh kreu i jurisë.

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se në vend do të ndërtohet një kompleks i madh qeveritar, i cili do të shërbejë për akomodimin e një sërë institucionesh.

Studiot pjesëmarrëse në konkurs për projektimin e godinave për administratën publike:

ANDREA CAPUTO (Itali) dhe SO-IL (SHBA)

COLDEFY (Francë)

EMBT Architects (Spanjë)

SNOHETTA (Norvegji)

ZAHA HADID Architects (UK)

ARCHI-TECTONICS (USA)

ARCHITECTURE STUDIO (Francë)

BAUKUH (Itali)

COOK RESEARCH (Angli)

MAD Office (SHBA)

/rtsh.al/