RTSH 24 Live

Aktualitet

Atentati ndaj prokurorit Ndoj - SPAK, 28 vite e 8 muaj burg për pesë të pandehurit

17/09/2024

Atentati ndaj prokurorit Ndoj - SPAK, 28 vite e 8 muaj burg për pesë të pandehurit

28 vite e tetë muaj burg kërkoi Prokuroria e Posaçme për 5 të pandehurit e atentatit ndaj ish- prokurorit Arjan Ndoja, ngjarje e vitit 2019 e regjistruar te mbikalimi i Shkozetit.

Mes të pandehurve, për Ramazan Rrajën u kërkua 7 vite e katër muaj burg.

Ndërsa kushëriri i tij Redjan Rraja është dënuar më herët nga Gjykata me burgim të përjetshëm si ekzekutor në këtë ngjarje ku mbeti i plagosur i forti i Sukthit, Landi Muharremi, prokurori Ndoja dhe u vra shoferi i tij Andi Maloku.

Për të  njëjtën ngjarje u dënua me 35 vite edhe Arjol Halilajn, i cili ka pasur rolin e ndihmësit për të larguar autorët nga vendi i atentatit.

SPAK doli në konkluzionin se shënjestër e atentatit ishte i forti i Sukthit Landi Muharremi, dhe vrasja është porositur si hakmarrje nga Plautent Dervishaj, ky i fundit i ekstraduar në Shqipëri nga Dubai edhe për disa ngjarje të tjera kriminale. 

Gazetar: Kreshnik Mersinllari

/rtsh.al/