RTSH 24 Live

Aktualitet

U dhunua nga nusja, flet e moshuara: Pasi më rrahu s’më lejoi të telefonoja policinë, djali ishte në punë

12/09/2024

U dhunua nga nusja, flet e moshuara: Pasi më rrahu s’më lejoi të telefonoja policinë, djali ishte në punë

82-vjeçarja e dhunuar nga nusja e saj ka rrëfyer ekskluzivisht për “Jetë Shqiptare” detaje nga ngjarja e rëndë. Nga shtrati i spitalit, 82-vjeçarja ka deklaruar se është dhunuar brutalisht me shkop nga nusja e saj. Ajo shprehet se ka dashur të njoftojë policinë, por nuk u lejua nga 43-vjeçarja.

Më tej, e moshuara bëri me dije se ka qenë fqinja e saj ajo që ka njoftuar efektivët e Shkodrës, të cilët kanë konstatuar më pas dhunën mbi 82-vjeçaren.

Isha në shpi. U kap nusja me mu. më kapi shkopin dhe më ra, më goditi. Më rrodhi gjaku. Shkova në banjë, më hodhi ujë, më ka zhveshur lakuriq dhe më ka dhënë një këmishë nate ta vishja.

Unë s’i thashë asnjë.

Unë 82-vjeç, ajo sa gjysma ime,m ça me i thënë, se këto s’marrin vesh.

Më përpara mi ka shkulur flokët. Korridorin, se e lë të lagur, e kam fshirë tërë ujin. Më ka ngritur prej këmbësh. Djali ka qenë në punë. Kur erdhi i diktova. Më tha, mami pse u kape me të? Ti e di se ajo është pak cik-cok.

Unë s’u kapa, isha tu nejt. Kur ka ardh djali më ka pastru fytyrën.

Kur mora telefonin se desha me njoftu policinë, ma kapi prej dore dhe e hodhi përtok, ma prishi. Djali shkoi në punë në 06:00. Unë u mërzita brenda, thash a mundem me u ul se s’mund të eci. Bëra provë, ngadalë u ula.  Dola, më pa një komshie, tha; Nazmie ça ke bë? Hajde se s’ka gale tha, Allahu ja bëftë asaj. Njoftuan policinë. Policia erdhi, unë isha në shpi vetëm.

Kur e hapa, i shoh. Më thanë për ty këna ardh. Më thanë kush të ka dhunuar: mua më ka dhunuar nusja i thashë. Kam kërkesë me i bë padi nuses. Unë 82-vjeç me më bë kështu”, deklaroi e moshuara.

Pak më parë Policia e Shkodrës ndaloi 43 vjeçaren E. B., pasi u kallëzua nga vjehrra e saj 82-vjeçe, për dhunë fizike. 82-vjeçarja po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.  

/rtsh.al/