RTSH 24 Live

Politikë

Rama me presidentin izraelit: Mbështesim armëpushimin në Gaza. Herzog: Marrëdhëniet tona janë vulosur në histori

12/09/2024

Rama me presidentin izraelit: Mbështesim armëpushimin në Gaza. Herzog: Marrëdhëniet tona janë vulosur në histori

Kryeministri Edi Rama ka shprehur mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë ndaj Izraelit dhe popullit hebre, ndërsa bëri thirrje se është pro çdo armëpushimi dhe dialogu që do kthejë në shtëpi pengjet izraelite dhe do i jap fund luftës në Gaza.

Në një deklaratë të përbashkët për shty me Presidentin izraelit Isaac Herzog, Rama tha se lidhjet mes dy popujve janë të shkruar në histori deh sa vijën e forcohen. Rama beson se e ardhmja do të sjellë një Izrael më të fortë dhe një rajon më të sigurt.

“Shqipëria e konsideron Izraelin dhe lidhjet me popullin hebre si pjesë e historisë krenare të një vendi të vogël dhe kanë shkruar një faqe shumë të bukur në historinë e botës duke qenë vendi evropian i vetëm që kishte më shumë hebre pas luftës së dytë botërore se më para. Paraardhësit tanë mbrojtën hebrenjtë dhe asnjë hebre nuk iu dorëzua nazistëve. Shqipëria u bën një vend ku hebrenjtë nuk largoheshin por vinin të qenin miqësi, strehë dhe mbrojtje. Është një lidhje historie që gjithmonë kemi qenë të pritur ta forcojmë. Jemi e do vijojmë të jemi në mënyrë të palëkundur çdo forme anti-semitizmi dhe kundër çdo intolerance e paragjykimi kundër hebrenjve. Jemi të vetëdijshme se ajo çfarë ndodh në territoret ku populli I izraelit dhe I Palestinës jetojnë është shumë e rëndë dhe është diçka që duhet të marrë fund sa më shpejtë. Nga ana tjetër jemi mjaft të vetëdijshëm se kjo është më e lehtë të thuhet se të bëhet dhe lufta dhe fitorja kundër terrorit është shumë më e vështirë se sa ç’mund të duket nga larg. Shqipëria ka qenë mbështetëse e armëpushimit dhe cdo përpjekje të mundshme për të sjellë në shtëpi pengjet dhe të niset një proces I ri për të mirën e të gjithë njerëzve. Nga ana tjetër jam shumë I prirur të theksoj se ndërkohë që këto janë kohë të vështira për Izraelin dhe popullin e tij,, e ardhmja do të jetë me siguri një e ardhme e një Izraeli më të fortë dhe më të sigurt dhe pas asnjë dyshim ne një rajon më të qartë dhe vizionare. Bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve ka një potencial të jashtëzakonshëm”, tha Rama.

Vlerësimi i marrëdhënieve të ngushta mes popullit hebre dhe atij shqiptar u bënë edhe nga presidenti i Izraelit, i cili tha se historia ka vulosur marrëdhëniet mes nesh.

Presidenti Herzog vlerësoi edhe bashkëpunimin ekonomik mes dy vende, ku tha se ato duhet të rriten edhe më shumë pasi hapësirat janë të shumta.

“Në këtë kohë kaq të vështirë për Izraelin është mirë të jemi mes miqsh. Po bëhet një vit, kur mijëra terroristë hynë në vendin tonë dhe rrëmbyen mijëra izraelit dhe qysh prej asaj dite ju jeni vendosur në anën e duhur të historisë. Vendi juaj ka treguar që jeni krah popullit izraelit ndërsa ne luftojmë që të sjellim paqe në vendin tonë. Pengjet mbahen ende në Gaza dhe duhet bërë gjithçka për ti sjell në shtëpi. Por marrëdhëniet tona nuk fillojnë e mbarojnë aty, shqiptarët dhe hebrenjtë kanë një histori të madhe, hebrenjtë gjetën vend gjatë holokausit në Shqipëri.  Jam i kënaqur që jemi këtu dhe me një rritje të konsiderueshme të lidhjes sonë në shumë forma të jetës. Ne sot diskutuam shumë gjëra edhe me presidentin tuaj dhe me ju Edi që jeni miku im i dashur. Konbi i IZraleit nuk do harrojë kurrë atë që ju bëtë për ata gjatë holokaustit. Më lejoni që ta mbyll fjalën tim në shqip: ‘Faleminderit për mbështetjen ndër vite”, tha Herzog.

/rtsh.al/