RTSH 24 Live

Aktualitet

Kavajë, gjendet një veliere në Karpen, sekuestrohen armë e municion luftarak. Dyshohet se drejtuesi ka rënë në det

12/09/2024

Kavajë, gjendet një veliere në Karpen, sekuestrohen armë e municion luftarak. Dyshohet se drejtuesi ka rënë në det

Një veliere e mbushur me armë e municion luftarak është gjendur në fshatin Karpen të Kavajës këtë të enjte (12 shtator). Policia bën me dije se mjeti u konstatua teksa bënte lëvizje të pakontrolluara, ndërsa më pas kishte ngecur në rërë, disa metra larg bregut.

Sipas policisë, dyshohet se drejtuesi i velieres mund të ketë rënë në det, për shkak të dallgëve të larta të shkaktuara nga moti i keq.  

Paraprakisht rezulton se mjeti lundrues ishte nisur nga Bari, Itali, me drejtim Kroacinë. 

Gjatë kontrollit në veliere, janë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë tip “Walther”, 1 krehër pistolete, municion luftarak, 2 celularë, 1 laptop dhe dokumentet e mjetit lundrues.     

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/