RTSH 24 Live

Televizion

Vetëm fillimi i një ere të re, RTSH starton me ndeshjen Partizani-Roma një stinë të re televizive

10/08/2023

Vetëm fillimi i një ere të re, RTSH starton me ndeshjen Partizani-Roma një stinë të re televizive

Transmetimi i drejtpërdrejtë i sfidës Partizani-Roma të shtunën në mbrëmje është vetëm starti i një sezoni të ri jo vetëm në transmetimet sportive në RTSH por edhe më gjerë.

Gjithçka nis të shtunën në mëngjes me mbërritjen në Rinas por edhe më pas me një transmetim të dedikuar si në kanalin e parë ashtu edhe në RTSH 24 por natyrisht edhe në RTSH Sport.

Ky është vetëm fillimi, po ne nuk do të ndalemi këtu. Pas këtij transmetimi na pret një sezon superlativash në të gjitha kanalet e RTSH.

Një studio e re lëvizëse për transmetime të drejtpërdrejta nga çdo cep i Shqipërisë e pajisur me sistem komunikimi satelitor bashkëkohor por edhe cilësi maksimale figure.

Stafi i RTSH-së edhe në këto ditë të nxehta vere po punon për të qenë gati në sezonin e ri televiziv. Vetëm pak ditë më pas, një tjetër ngjarje, këtë herë e nivelit Europian do të mbledhë shqiptarët përpara ekranit të tyre.

Superkupa e Europës do të vijë pa pagesë në 15 gusht në orën 21:00 në RTSH 1 HD. Ngjarje më të mëdha na presin dhe ne do t’i sjellim ato për ju në çdo shtëpi.

Gazetare: Ida Zavalani  

/RTSH/