RTSH 24 Live

Aktualitet

Vendosja e traut në parkun e Divjakës, banorët kundërshtojnë vendimin: Rëndon më tepër ekonominë

17/11/2022

Vendosja e traut në parkun e Divjakës, banorët kundërshtojnë vendimin: Rëndon më tepër ekonominë

Banoret e Divjakës kanë protestuar këtë të enjte kundër vendosjes së traut në Parkun Kombëtar të Divjakës. Në vendin ku dhe po ndërtohet biletaria, ata kanë kundërshtuar të paguajnë një tjetër taksë prej 50 lekësh për të shkuar në plazh. Sipas banorëve, shtimi i një tjetër takse rëndon më tepër ekonominë e vendasve.

Protestës i është bashkuar dhe kreu i PD-së Lushnjë, Eduart Sharka, dhe deputetja e zonës, Ilda Dhori. Kjo e fundit e ka konsideruar një veprim të paligjshëm vendosjen e traut.

Protesta është shoqëruar me tensione, ndaj është dashur ndërhyrja e policisë për të bërë të mundur shuarjen e konfliktit. 

Një vizitor që shkon në Parkun Kombëtar të Divjakë në Karavasta duhet të paguajë 100 lekë për të kulla 360 gradë, 200 lekë për shëtitjen me varka, ndërsa pagesa në rrugën hyrëse është e ndryshme për mjetet dhe 50 lekë për banorët e zonës.

Ministria e Turizmit ka vendosur që trau të jetë në hyrje të rrugës së vetme që të çon për në plazh, ku banorët duhet të paguajnë taksën prej 50 lekësh, sa herë të kalojnë në zonë.

/rtsh.al/