RTSH 24 Live

Aktualitet

Vendimi/ Rama: Studentët e mjekësisë 5 vite shërbim ndaj popullit para se të diplomohen

05/07/2023

Vendimi/ Rama: Studentët e mjekësisë 5 vite shërbim ndaj popullit para se të diplomohen

Kryeministri Edi Rama ka komunikuar vendimin e qeverisë për studentët e Universitetit të Mjekësisë dhe detyrimin e tyre për të shërbyer në vend për një kohë të caktuar.

Rama deklaroi se për t’u pajisur me një diplomë, studentët e mjekësisë do duhet të shërbejnë 5 vite në drejtim të popullit.

Ndërsa për studentët që janë tanimë në proces, vitet enë shërbim të qytetarëve do jenë më të ulëta, por sikurse sqaroi Kryeministri, “nuk u ndalohet e drejta atyre që janë në Universitet të largohen nëse duan të largohen, por për vitet e mbetura do duhet të paguajnë një tarifë të përcaktuar nga Universiteti dhe mbulon kostot dhe nevojën që ka Universiteti për të formësuar një student”.

Kreu i qeverisë u shpreh se për studentët që do hyjnë në vitin e parë, ka vetëm një zgjedhje, që të pranojnë këtë vendim.

Studentët e mjekësisë dhe detyrimin për të shërbyer në vend për një kohë të caktuar.

Detajet do t’i shpjegojnë ministren por thelbi është shumë i qartë, për çdo qytetar të republikës që paguan taksa. Shteti e financon universitetin Publik, në këtë rast formimin e mjekëve të rinj, për të mbrojtur jetën, për të garantuar shëndetin e të gjithë qytetarëve të vetë. Nuk është njësoj si profesionet e tjera. Është një profesion i lidhur drejtpërdrejtë me detyrimin e çdo shteti për t’u kujdesur për shëndetin e njerëzve dhe me të drejtën e çdo qytetari, e çdo familje për të pasur kujdes shëndetësor. Në kushtet kur, Gjermania  para, dhe vendet e tjera të pasura janë duke luftuar me demografinë e tyre me plakjen e popullsisë, dhe kur janë bërë stacion i ndalesës së fundit për shumë profesionistë, për shumë njerëz të kualifikuar të të gjitha fushave e në këtë rast për mjekët, ne e kemi absolutisht të domosdoshme të ndërmarrim këtë hap, që është hapi më normal dhe i lehtë i mundshëm.

Çdo student i mjekësisë që do hyjë në Universitet do njihet me faktin se mjekësia studimet i ka aq sa janë dhe për t’u pajisur me diplomë do duhet edhe 5 vjet në shërbim të këtij popullit. Për të gjtihë ata ë janë në proces, vitet janë më të ulëta, por është absolutisht zgjedhja e tyre.

Për ata që do hynë në vitin e parë ka vetëm një zgjedhje, do duhet të pranojnë këtë kusht.

Nuk është kusht, por formati i ri i Universitetit të Mjekësisë.

Nuk ndryshon asgjë në thelb.

Për këtë paguan populli shqiptar taksa, jo që mjekët që formohen me tarifa simbolike dhe në Universitet që mbahet nga taksat e popullit shqiptar të ikin që ditën e parë, ama patjetër që nuk u ndalohet e drejta atyre që janë në Universitet të largohen nëse duan të largohen, por për vitet e mbetura do duhet të paguajnë një tarifë të përcaktuar nga Universiteti dhe mbulon kostot dhe nevojën që ka Universiteti për të formësuar një student”, deklaroi Kryeministri pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

/rtsh.al/