RTSH 24 Live

Botë

Vendimi i SHBA për dërgimin e tankeve Abrams në Ukrainë, ambasada ruse në Uashington: Provokim flagrant

25/01/2023

Vendimi i SHBA për dërgimin e tankeve Abrams në Ukrainë, ambasada ruse në Uashington: Provokim flagrant

Ambasada ruse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka reaguar fill pasi SHBA “dha dritën jeshile” për dërgimin e 30 tankeve M1 Abrams në Ukrainë.

Me anë të një postimi në rrjetin social Tëitter, ambasadori i Rusisë në SHBA, Anatoly Antonov dha sinjal të qartë se nëse SHBA do e ndërmerrte një vendim të tillë, do të konsiderohej provokim kundër Rusisë.

Nëse Shtetet e Bashkuara vendosin të furnizojnë tanke, do të ishte një tjetër provokim flagrant kundër Federatës Ruse. Nëse merret një vendim për transferimin në Kiev M1 Abrams,  tanket pa asnjë dyshim do të shkatërrohen si të gjitha mostrat e tjera të pajisjeve ushtarake të NATO-s”, shkruan Antonov.

SHBA po bëhet gati të miratojë dërgimin e tankeve M1 Abrams në Ukrainë. Vendimi mund të shpallet shumë shpejt, megjithëse mund të duhen muaj ose vite që tanket të dorëzohen.

SHBA-ja kishte rezistuar në ofrimin e tankeve të veta M1 Abrams në Ukrainë, teksa një zyrtar amerikan tha se hezitimi fillestar i administratës bazohej në shqetësimet për trajnimin e nevojshëm dhe ruajtjen e tankeve. Ndryshimi i vendimit vjen vetëm disa ditë pasi një koalicion prej më shumë se 50 zyrtarësh të lartë të mbrojtjes nga Evropa dhe më gjerë u takuan në Gjermani për të diskutuar nevojat e luftës të Ukrainës.

/rtsh.al/