RTSH 24 Live

Botë

Obama mbështet Kamala Harris: Ka vizionin, karakterin dhe forcën që kërkon ky moment kritik

26/07/2024

Obama mbështet Kamala Harris: Ka vizionin, karakterin dhe forcën që kërkon ky moment kritik

Ish-presidenti Barak (o.Barack) Obama ka mbështetur nënpresidenten, Kamala Harris që të jetë kandidatja presidenciale demokrate.

Ish-presidenti Obama dhe ish-Zonja e Parë Mishele (Michelle) Obama thanë në një deklaratë të përbashkët se ata besojnë se zonja Harris ka "vizionin, karakterin dhe forcën që kërkon ky moment kritik".

“Ne telefonuam për të thënë, Michelle dhe unë nuk mund të ishim më krenarë që t'ju mbështesnim dhe të bënim gjithçka që mundemi për t'ju kaluar në këto zgjedhje dhe në Zyrën Ovale”.

Obama deri më tani kishte qëndruar i heshtur pasi demokratët e tjerë të lartë i dhanë zëvendëspresidentit amerikan mbështetjen e tyre në ditët pasi Xho Bajden (Joe Biden) u tërhoq nga gara të dielën.

Zonja Harris është pothuajse e sigurt se do të sigurojë nominimin e Demokratëve dhe do të përballet me kandidatin republikan dhe ish-presidentin Donald Tramp (Trump) në garën për Shtëpinë e Bardhë.

Familja Obama ka qenë më e ngadaltë për të miratuar publikisht zonjën Harris sesa demokratët e tjerë të lartë.

Obama, i cili nuk e mbështeti menjëherë Harrisin pas njoftimit të Presidentit Joe Biden të dielën se ai nuk po kërkonte rizgjedhjen, besonte se ishte e rëndësishme për Partinë Demokratike që të kishte një proces legjitim përmes të cilit delegatët zgjidhnin kandidatin e tyre të ri, por ai mendon se Harris ka bërë një fillim mbresëlënës.

Zoti Bajden, i cili shërbeu si zëvendëspresident nën Obamën midis viteve 2009 dhe 2017, i dha menjëherë zëvendëspresidentit të tij mbështetjen e tij dhe i kërkoi partisë që të qëndronte pas saj kur ai të largohej nga gara./BBC

/rtsh.al/