RTSH 24 Live

Botë

Irani dënon me vdekje një aktiviste, reagojnë familjarët dhe organizatat për të drejtat e njeriut

26/07/2024

Irani dënon me vdekje një aktiviste, reagojnë familjarët dhe organizatat për të drejtat e njeriut

Pakhshan Azizi aktivistja iraniano-kurde u dënua me vdekje nga Irani. Zonja Azizi u arrestua më 4 gusht 2023, nga Ministria e Inteligjencës në Kharazi, në periferi të Teheranit. Ajo u mor në pyetje dhe u torturua në Qendrën e Paraburgimit të Inteligjencës përpara se të transferohej në Repartin 209 të Burgut Evin dhe më pas në repartin e grave.

Ajo u akuzua për “rebelim nëpërmjet anëtarësimit në grupe opozitare”. Ajo vazhdimisht i ka mohuar akuzat me vendosmëri. Zonja Azizi doli para gjykatës ku hodhi poshtë të gjitha akuzat e ngritura. Paraprakisht, ajo shkroi një letër me titull “Fshehja e së vërtetës dhe alternativa e saj”, e cila u mor nga organizata Hengaë dhe u publikua më 21 korrik.

Kjo ndodhi vetëm dy ditë para shpalljes së dënimit të saj me vdekje. Në letër, ajo përshkruan me detaje përvojat e saj të arrestimit dhe torturës nga agjencitë e sigurisë. Kjo gjë solli reagimin e familjarëve dhe organizatave të ndryshme. “Nuk mund ta besoj,  ky është një makth”, shkruajti vëllai i saj në platformën X. 

Organizata kurde për të Drejtat e Njeriut ‘Hengaw’ theksoi se Azizi u dënua me vdekje pasi “asaj, për disa muaj, iu mohua e drejta të merrte një avokat dhe të ketë vizita nga familja. Procedurat e saj ligjore janë kryer në një mënyrë jo transparente dhe të padrejtë”.  Ky është dënimi i dytë me vdekje që  për një të burgosur politike në Iran, në javët e fundit.

/rtsh/