RTSH 24 Live

Botë

1.1 miliard njerëz jetojnë në varfëri - 83.2% që vuajnë nga uria janë në Afrikë dhe Azinë Jugore

7 orë para

1.1 miliard njerëz jetojnë në varfëri - 83.2% që vuajnë nga uria janë në Afrikë dhe Azinë Jugore

Më shumë se një miliard njerëz jetojnë në varfëri, dhe afërsisht gjysma e tyre ndodhen në vende me konflikte. Sipas një raporti të fundit nga Kombet e Bashkuara, vendet në luftë përballen me nivele më të larta varfërie, duke treguar pabarazi të mëdha dhe vështirësi në aksesin ndaj ushqimit dhe ujit të pijshëm.

Hulumtimet në 112 vende treguan se konfliktet janë intensifikuar dhe janë bërë më të shpeshta në vitet e fundit, duke detyruar miliona njerëz të braktisin shtëpitë e tyre.

Indeksi tregon se rreth 584 milionë fëmijë nën 18 vjeç po përjetojnë varfëri ekstreme, që përbën 27.9 për qind të të rinjve në mbarë botën, krahasuar me 13.5 për qind të të rriturve.

Vdekshmëria e fëmijëve në zona konfliktuale ishte 8 për qind, në krahasim me 1.1 për qind në vende paqësore. Po ashtu, 83.2 për qind e njerëzve më të varfër në botë jetojnë në Afrikën Sub-Sahariane dhe Azinë Jugore.

India ka numrin më të madh të individëve në varfëri ekstreme, me 234 milionë nga 1.4 miliardë banorë, e ndjekur nga Pakistani, Etiopia, Nigeria dhe Republika Demokratike e Kongos.

Gazetar: Artur Mata

/rtsh.al/